A po e arrijmë imunitetin e tufës? Rezultatet e para...

A po e arrijmë imunitetin e tufës? Rezultatet e para...

13:46, 17/04/2020
A+ Aa A-

Kur do jemi në gjendje të dalim lirshëm dhe të jetojmë si më parë?

Kjo është pyetja që mundon shumëkënd për momentin. Situata mbetet shumë e brishtë.

Pandemia quhet e mbyllur kur shumica e popullsisë janë imunë ndaj koronavirusit, ose për shkak të një vaksine efektive ose për shkak se 60 deri në 70 përqind e popullsisë kanë kaluar infeksionin dhe kanë krijuar antitrupa ndaj virusit. Ekspertët e quajnë këtë imuniteti i tufës.

Sa kohë një vaksinë duket akoma e largët dhe një kurë për sëmundjen nuk ekziston, ekspertët kanë nisur të hedhin sërish sytë te imuniteti i tufës. Qëllimi është të testohet popullsia për të parë se sa njerëz kanë krijuar antitrupa. Me këtë shpresohet që shumë njerëz ta kenë kaluar virusin pa simptoma ose me simptoma të buta.

Revista më e madhe gjermane, Spiegel, shkruan se megjithatë rezultatet e para janë pesimiste. Nga testimet e para për antitrupat në Gjermani, vetëm 3.4 përqind janë testuar pozitivë.

Në Itali situata është më ndryshe. Gazeta ‘Corriere della Sera; thotë se janë kryer pak teste për antitrupa deri më tani. Nga rreth 10 mijë testime në Lombardi dhe Liguria, ka rezultuar se numri i pozitivëve është mbi 10 përqind. Testimet janë kryer fillimisht në ato grupmosha që kanë qenë më të rrezikuar nga koronavirusi.

Shto këtu edhe faktin se akoma nuk dihet sa të saktë janë të tilla testime, panorama bëhet më e zymtë dhe shpresat mbeten sërish te distancomi social dhe shpikja e një vaksine ose kure.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco