Epidemiologu amerikan: Koronavirusi mund të shfaroset nëse hiqet mbyllja e njerëzve

Epidemiologu amerikan: Koronavirusi mund të shfaroset nëse hiqet mbyllja e njerëzve

12:26, 17/04/2020
A+ Aa A-

Një shkencëtar veteran i epidemiologjisë ka paralajmëruar se mbyllja aktuale e njerëzve në SHBA dhe pjesën tjetër të botës do ta zgjasë me siguri pandeminë e koronavirusit më tepër se mosbërja asgjë për ta luftuar.

Knut Wittkowski, i cili për një kohë të gjatë kreu i Departamentit të Biostatistikave, Epidemiologjisë dhe Kërkimeve në Rockefeller University në New York City, thotë në një intervistë me ‘Press and the Public Project’ se koronavirusi mund të shfaroset nëse e lejojmë shumicën e njerëzve të bëjnë jetë normalë dhe mbajmë nën mbrojtje pjesën më të prekshme të shoqërisë deri sa rreziku të kalojë.

‘Ajo që po kërkohet të arrihet është sheshimi i kurbës. Nuk e marr vesh pse. Por, ajo që ndodh është që nëse sheshon kurbën njëherazi e zgjat dhe merr më tepër kohë. Dhe nuk shoh ndonjë arsye të mirë që sëmundjet respiratore të qëndrojnë në popullsi më gjatë nga ç’është e nevojshme’, tha Wittkowski.

‘Me të gjitha sëmundjet respiratore, e vetmja gjë që i ndalon është imunitetit i tufës. Rreth 80% e njerëzve duhet të kenë kontakt me virusin dhe shumica as nuk do ta vënë re që kanë qenë të infektuar, ose kanë pasur simptoma shumë, shumë të lehta, sidomos fëmijët. Ndaj, është shumë e rëndësishme të mbash hapur shkollat dhe fëmijët grumbull për të fituar imunitet tufe sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa të moshuarit, të cilët duhet të jenë të veçuar, mund të kthehen e t’i takojnë fëmijët e nipërit pas rreth katër javëve, kur virusi është shfarosur’.

Wittkowski shpjegon se cikli standard i sëmundjeve respiratore është një shpërthim dyjavor, përfshirë edhe pikun, pas të cilit ‘ikën’. Ai vuri në dukje se edhe nën regjimin e ‘distancimit social’ virus e gjen rrugën për t’u përhapur, thjesht e bën më ngadalë.

‘Nuk mund ta ndalosh përhapjen e sëmundjeve respiratore brenda familjes, dhe nuk mund ta ndalosh përhapjen te fqinjët, personat e shërbimeve, mjekët, me askënd. Njerëzit janë socialië dhe edhe në kohën e distancimit social kanë kontakte dhe secilit prej kontakteve mund ta përhapë sëmundjen. Do të ikë ngadalë e në këtë mënyrë nuk do të krijohet imuniteti i tufës. Do të vazhdojë përgjithmonë nëse nuk e lëmë të ikë’.

I pyetur për Anthony Fauci, eksperti mjekësor i Shtëpisë së Bardhë që ka parashikuar prej javësh numër të lartë vdekjesh në Amerikë të shkaktuar nga COVID-19 si dhe për ndërprerje të jetës së përditshme që mund të zgjasë me vite, Wittkowski tha: ‘Unë nuk paguhem nga qeveria, kështu që e kam të drejtën të merrem vërtet me shkencë’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco