U prekën nga COVID-19/ Çifti shqiptar rrëfen momentet e vështira: Sikur na kishin rrahur...

U prekën nga COVID-19/ Çifti shqiptar rrëfen momentet e vështira: Sikur na kishin rrahur...

20:19, 12/04/2020
A+ Aa A-

Driton dhe Valbona Burta jetojnë në SHBA. Në një intervsitë që kanë dhënë për ‘Zërin e Amerikës’ Driton Burta ka treguar se ai dhe gruaja e tij u infektuan me koronavirusin.

Çifti shqiptaro-amerikan ka kaluar një periudhë shumë të vështirë.

Driton Burta ka thënë se kishin temperaturë dhe ethe të forta. Më pas dhimbje koke të forta dhe u dhimbte i gjithë trupi sikur i kishin rrahur.

Gjithashtu ai ka treguar se një ditë pati edhe dhimbje mesi. E me tej ka vazhduar duke thësë se prej gjashtë ditësh, si ai dhe gruaja e tij kanë humbur shijen dhe nuk ndjejnë më as shijen e kripës, të sheqerit dhe as të limonit madje.

"Kemi që më 29 mars që jemi në karantinë. Simptomat e para filluan atë ditë dhe besoj duhet të jemi edhe një javë tjetër në karantinë. Ishte e çuditshme, të dyve njëherësh. Mbase nusja filloi një natë më përpara, por më 29 kishim të dy temperaturë dhe ethe. Ditën e parë filluam me temperaturë dhe kishim shumë ethe. Pas orës 19:00 këto ethe ishin shumë të theksuara, kam vënë dy-tre batanije, se nuk ngrohesha dot. Dy ditët e para ishim kështu, pastaj kaloi në një dhimbje koke dhe trupi, sikur na kishte rrahur njeri, sidomos nga shpatullat. Një ditë më kapi dhe dhimbje mesi, ishte me simptoma të ndryshme. Tani kemi gjashtë ditë që kemi humbur edhe shijen, nuk ndjejmë asgjë në ushqim, as kripë, as sheqer, as limon, asgjë", rrëfen Dritoni.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se i kanë ndjekur masat. Po ashtu është u ka bërë thirrje të gjithë që mos të rrinë afër njeri-tjetrit kur dalin dhe sidomos mos të rrinë afër të moshuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco