A po i mbron shqiptarët vaksina kundër tuberkulozit? Ja ç'thotë mjeku i njohur infeksionist

A po i mbron shqiptarët vaksina kundër tuberkulozit? Ja ç'thotë mjeku i njohur infeksionist

12:20, 11/04/2020
A+ Aa A-

Së fundmi pas studimit të hartës globale me vendet e prekura më shumë dhe më pak nga virus Covid-19 është zbuluar, se në të gjitha shtetet ku vaksina kundër tuberkulozit ka qenë e detyruar, popullsia është më rezistente se në ato që nuk e kanë aplikuar atë. Kështu është vënë re se në të gjitha vendet e Europës Lindore, ish komuniste duke përfshirë edhe Shqipërinë, virusi COVID-19 e ka patur më të vështirë që të depërtojë me atë egërsi që bërë në vendet e Europës Perëndimore, ku vaksina BGC nuk ka qenë e detyruar.

Por nëse kjo lidhje është apo jo shkencërisht e shpjegueshme, ngjan të jetë ende herët për ta pohuar.

A ka një lidhje mes vaksinës së tuberkulozit dhe koronavirusit? A janë më të mbrojtur ata që e kanë bërë këtë vaksinë? Kjo është pyetje që po qarkullon shpesh edhe tek qytetarët shqiptarë muajin e fundit, pas rënies së pandemisë COVID-19.

Prof. Arjan Harxhi, mjeku i njohur infeksionist, i ftuar mbrëmë në emisionin “KAPITAL” në Vizion Plus tha se kjo pyetje është ngritur me të drejtë dhe ka ardhur pasi rajone të caktuara kanë një hasje më të pakët dhe një virulencë apo forma të rënda të sëmundjes se sa vende të tjera.

Ai shpjegoi se kjo do investigime të mëtejshme por është gjetur kjo lidhje në hartë, që vende që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit, e famshmja BCG-ja mundet të ketë një ndikim në këtë lloj hasje më të pakët në frekuencë dhe në ashpërsi të infeksionit të koronavirusit.

“Jemi në një periudhë pandemie dhe që patjetër ka interes për ta parë këtë sëmundje dhe këtë fenomen nga shumë këndvështrime. Një pyetje që është ngritur me të drejtë është që pse vende të caktuara, rajone të caktuara kanë një hasje më të pakët dhe një virulencë apo forma të rënda të sëmundjes se sa vende të tjera dhe është gjetur ky lloj asociacioni apo ndërlidhje midis këtyre fenomeneve. 

Këtë e studion shkenca e epidemiologjisë, pra sheh që ka një lidhje dhe nëse është një lidhje dhe nëse është lidhje shkaksore kjo do investigime të mëtejshme por është gjetur kjo lidhje në hartë, që vende që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit, e famshmja BCG-ja mundet të ketë një ndikim në këtë lloj hasje më të pakët në frekuencë dhe në ashpërsi të infeksionit të koronavirusiti. Mund të jetë një lidhje. Unë uroj që të jetë sepse do ishte një bonus për Shqipërinë”, deklaroi Harxhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco