'Mund të zgjasë 2-3 vjet ndoshta'/ Pipero: Pse ulen numrat, nuk do të thotë që virusi do zhduket

'Mund të zgjasë 2-3 vjet ndoshta'/ Pipero: Pse ulen numrat, nuk do të thotë që virusi do zhduket

23:15, 10/04/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje Skype me emisionin "Zonë e Lirë", mjeku shumë popullor tashmë Pëllumb Pipero ka folur mbi situatën e Koronavirusit në vend.

Sipas tij, fundi i prillit do na gjejë me më pak numra, ndërsa shtoi se zbutja e masave duhet të jetë graduale.

Pipero shtoi më tej se, pse bie transmetimi, pse ulen numrat, nuk do të thotë që virusi do zhduket.

“Nuk kam ndërmend ta ndryshoj mendimin mbi zgjatjen e virusit. Post epidemia në shumë aspekte do flasë ndryshe. Ne jemi në thyerje të kurbës, nëse rastet janë të qëndrueshme, java tjetër do fillojë graduale. Do jetë gjysma e dytë e kësaj epidemie, do jetë më e gjatë por më e butë. Fundi i prillit do na zëjë me pak numra, maji do ketë ndonjë rast sporadik dhe qeveria të lehtësojë nga pak masat, për të lehtësuar punët, por dhe për të dhënë më shumë gjallëri për njerëzit. Epidemia po bie, virusi po largohet. Por zbutja e masave duhet të jetë graduale dhe t’i rikthehem sa do vazhdojë. Pse bie transmetimi, pse ulen numrat, nuk do të thotë që virusi do zhduket. Epidemia mund të rikthehet në fund të vjeshtës, mund të zgjasë 2-3 vjet ndoshta, por nuk do i gjejë më sistemet shëndetësore të papërgatitura, disa njerëz do fitojnë imunitet, kemi shpresë tek vaksina. Janë një sërë veprimesh që mundësojnë fitoren e njeriut mbi këtë epidemi. Duhet të zbuten masat, që mos të ndodhi ajo që njerëzit të nevrikosen, të rebelohen”, tha Pipero.

Po më shkruajnë në telefon njerëzit pas deklaratës së Berishës, që janë të prekur nga ideja që mund të fshihen numrat reale të të vdekurve nga Koronavirusi. A mund të bëhet kjo gjë?”, e ka pyetur Çuri Piperon.

“Unë i referohem shifrave zyrtare, nuk kam asnjë informacion dhe koment tjetër”, u përgjigj shkurt mjeku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku11/04/2020 00:22

Çudi si nuk ka vdekur nga tifo, aq shumë bythë politikanësh qënka lëpirë ky mjek.

Shto koment

Denonco