VIDEO/ Psikiatri ngre alarmin: Pas Koronavirusit pritet 'epidemia' e problemeve të shëndetit mendor

VIDEO/ Psikiatri ngre alarmin: Pas Koronavirusit pritet 'epidemia' e problemeve të shëndetit mendor

22:45, 10/04/2020
A+ Aa A-

Ndërsa bota vazhdon të jetë e mbërthyer nga frika e Koronavirusit, mjeku psikiatër Gentian Çala i trembet një tjetër sëmundjeje që mund ta pasojë atë.

Sipas tij,  me kalimin e rrezikut të infektimit pritet “epidemia” e problemeve të shëndetit mendor.

Në një video të postuar në profilin e tij në Facebook, mjeku shprehet se, profesionistët e shëndetit mendor nuk duhet të rrinë anash dhe pasivë, ndërsa qorton qeverinë për mosprezencën e asnjë psikiatri në Task-Forcën e ngritur për të luftuar COVID-19.

"A po bëhet ajo që duhet për shëndetin mendor të popullatës?! Besoj se pak, madje aspak. Anketimet e bëra te ne, studimet e bëra në vende të tjera në situata të ngjashme dhe perceptimi individual është se me kalimin e rrezikut të infektimit pritet “epidemia” e problemeve të shëndetit mendor. A mjafton ti shpëtojmë pandemisë së koronavirusit dhe të lejojmë që njerëzit ti braktisim në vuajtjen e tyre shpirtërore?!

Ta neglizhosh këtë aspekt do të ishte një gabim i pafalshëm, me pasoja afatgjata. A i takon vetëm vendimmarrësve përgjegjësia?! Sigurisht që pjesa më e madhe i takon atyre. Nuk mjafton një listë psikologësh vullnetmirë për të adresuar problemet e shëndetit mendor, kjo është shumë më e gjërë se sa kaq. Profesionistët e shëndetit mendor nuk duhet të rrinë anash dhe pasivë. Marrja e masave nënkupton edukimin, komunikimin publik, kërkimin shkencor, masat e mbrojtjes sociale, programet e caktuara trajtuese apo rehabilituese, etj.

Duhet ta dini se problemet e shëndetit mendor janë shkatarët e parë të paaftësisë në botë, kostoja e afatgjatë e të cilave mund të tejkalojë shumë herë koston financiare të një pandemie. Sot jemi vonë, nesër mund të jetë vështirësisht e përballueshme", shprehet Çala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco