‘Isha i prekur me Covid-19 pa e vënë re fare’/ Doktor Rama: Testi më doli negativ

‘Isha i prekur me Covid-19 pa e vënë re fare’/ Doktor Rama: Testi më doli negativ

20:46, 10/04/2020
A+ Aa A-

Mjeku kosovar që punon Gjermani Muhamed Rama, ka treguar një fakt interesant i ka ndodhur sa i përket infektimit me Covid-19.  

Në një postim të tijin, doktor Rama ka treguar se ai kishte qenë i prekur me Covid19 dhe për këtë nuk kishte ditur fare, ndërsa dyshon qe ai dhe familja e tij kishin pasur një grip muajin shkurt, pra mund jetë ajo kohë ishte i prekur me koronavirus dhe ka kaluar atë pa e diture fare ishte i prekur me Covid19 doktori nga Kosova punon kliniken neurologjike Sigmaringen Gjermanisë.  

Rama dhe kolegët e tij kishin vendosur bëjnë analizën për parë nëse ndonjëri nga stafi mjekësorë mund ishin prekur me Covid19, ndërsa për çudi nga analiza e bërë doktori kosovarë del ishte i prekur me parë nga Covid19.   

Ai shpreh dyshim vetmet simptoma ka pasur ishin muajn shkurt, prandaj dyshon mund ketë edhe shumë tjerë mund kenë këtë pasur këtë virus herët me simtomat e gripit ashpër mund jetë i shkaktuar nga virusi covid19.  

Ai shtëpi kishte qëndruar një javë gjatë muajit shkurt kur kishte pasur simptoma gripi e fillim muajit mars ai kishte filluar punën serish ku kishte bërë testin e Covid19 i cili kishte dalur negativ, ndërsa tani me analizën e gjakut bërë del ketë antitrupa kundër Covid19, pra rezulton se ka qenë kontakt me virusin dhe e ka kaluar atë pa e vërejtur fare.  

Postimi i plotë:  

Përshëndetje të nderuar miq! Sot po shkruaj diç për pandeminë e COVID-19. Nga dhjetori 2019 punoj si mjek në klinikën neurologjike në Sigmaringen. Desha ta ndaj informacionin me të gjithë ju duke ua paraqitur një foto nga analizat e bëra në laboratorin e Konstanz në Gjermani. Të hënen bëmë i gjithë stafi analizat e gjakut për të verifikuar nëse ndonjëri prej nesh ka qenë i infektuar me COVID-19. Nga analizat rezulton se unë kam qenë i infektuar dhe se titri i antitrupave në gjakun tim është i lartë gjë që mund të shihet në foto. Unë jam i vetmi nga stafi mjekëve me këtë rezultat. Rezultati për mua është befasues pasi nuk e di se kur kam qenë i infektuar edhe pse gjatë shkurtit të 5 anëtarët e familjes kishim shenja të një gripi. Në atë kohë Gjermania ende nuk kishte marrë masa kundër COVID-19.Sido që të jetë tani kam mbrojtje të plotë nga COVID-19! Dua të theksoj se mund të ketë shumë nga ata që kanë qenë të infektuar dhe nuk e dinë këtë. Fatkeqësisht që në Kosovë për momentin nuk mund të bëhen analiza të tilla së paku për stafin mjekësor.Edhe në Gjermani bëhen strisho të fytit, gojës dhe hundës sikurse edhe në vende të tjera por rezultati shpesh mund të jetë i rrejshëm pozitiv ose negativ.Po theksoj se unë dola negativ në një test të tillë në fillim të marsit.Pra, të nderuar miq po ju shkruaj se ka persona që kanë qenë të infektuar qysh herët dhe shumë prej tyre kanë pasur simptoma të një gripi të ashpër dhe që ka zgjatur më shumë se zakonisht e që mund të ketë qenë i shkaktuar nga Virusi i COVID-19.Shpresoj dhe uroj që kësaj pandemie t’i vie fundi sa më shpejt ! Mirëmbetshi !  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco