Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Gjurmë të larta koronavirusi te ujërat e zeza/ Ç’do të thotë kjo

Gjurmë të larta koronavirusi te ujërat e zeza/ Ç’do të thotë kjo

09:07, 10/04/2020
A+ Aa A-

Në kanalet e ujërave të zeza në Masaçusets, SHBA, janë gjetur nivele më të larta të koronavirusit nga sa ishte menduar. Kështu thuhet në një studim të ri nga Biobot Analytics.

Kjo do të thotë se ka shumë më tepër pacientë të padiagnostikuar nga sa mendohet. Studimi është kryer në fund të marsit.

Eric Alm, një nga autorët e studimit, tha se kjo nuk do të thotë se njerëzit rrezikojnë ta marrin virusin nga ujërat e zeza. Por ai tha se ky studim është tregues se sa i përhapur është virusi ndër njerëz.

Sipas studimit të tyre, në rajonin ku u gjetën koronaviruset në ujërat e zeza mund të jenë të paktën 2300 të infektuar.

Ndërkohë zyrtarisht në këtë zonë janë 446 raste të konfirmuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco