Imazhe ekskluzive/ Mushkëria e një shqiptari me COVID-19 në ditën e 3 dhe 11 të sëmundjes

Imazhe ekskluzive/ Mushkëria e një shqiptari me COVID-19 në ditën e 3 dhe 11 të sëmundjes

16:35, 09/04/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Bledian Koka në Syri TV, mjeku imazherist Renato Osmenaj, i cili është ndër mjekët e parë që u përball me të sëmurët me COVID-19 në vendin tonë, rrëfeu punën e bërë nga stafi mjekësor, vështirësitë përballë një virusi të panjohur më herët dhe dha disa këshilla se si duhet të përballet shëndetësia shqiptare me këtë pandemi.

Sipas mjekut Osmenaj, skaneri është zbulues më i mirë i virusit në trupin e njeriut se sa tamponi që po përdoret tani.

"95% e ka zbulueshmërinë skaneri, 60% e ka tamponi", tha mjeku imazherist, ndërsa tregoi ekskluzivisht për Syri TV dhe Syri.net imazhet e mushkërive të një pacienti të konfirmuar me Koronavirus në ditën e tij të tretë dhe në ditët e 11-të të sëmundjes.

Pamjet e mëposhtme e tregojnë qartë se si virusi rritet brenda mushkërive tona... /A.R, Syri.net

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Doktori09/04/2020 18:17

Ju lutem permbajuni studimeve serioze shkencore qe te mos krijohen aludime te pabazuara.. Kjo qe thote dr.Renato eshte e pavertete..pasi CT / skaneri ka sensibilitet prej 97% , por specifitet 25% dhe ne baze te studimit te gr.kinez qe i referohen te gjithe kohet e fundit sipas vleresimeve statistikore vetem 1 mbi 3 paciente me CT imazh per Covid eshte realisht pozitiv. E them kete qe te.mos kete nje dyndje drejt ekzaminimeve skanerike qe do te conte ne rezultate te gabuara dhe vendosin ne risk te larte personelin shendetsor. Flm.

Elvi 09/04/2020 17:40

Boll se i tmerruat njerezit mer ca boni kshu.lajm me kto boni ju er ju zent vet

Shto koment

Denonco