Mjeku imazherist rrëfen përballjen e parë me COVID-19: Diçka që s'e kisha parë në 16 vjet punë

Mjeku imazherist rrëfen përballjen e parë me COVID-19: Diçka që s'e kisha parë në 16 vjet punë

16:15, 09/04/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për Syri TV, mjeku imazherist Renato Osmenaj ka rrëfyer betejën me Koronavirusin në Spitalin Infektiv.

Sipas tij, përballja e parë me virusin ishte shokues pasi shihej për herë të parë diçka që nuk njihej më parë.

'Kontakti i parë ishte pak i trishtë pasi u gjetëm në një situatë ku jo pak njerëz u panikuan.

Dy ekzanimimet e para u futa vetë dhe pashë një imazh që nuk kisha e parë në mushkëri në 16 vite punë', u shpreh Osmenaj.

Sa i përket deklaratave politike se, 'kjo është Lufta e Tretë Botërore', doktori e injoroi një term të tillë.

'Me zë të lartë kam kërkuar riformatim të strukturës jashtë-spitalore në luftën kundër COVID-19. Ministri izraelit tha, duhet të kërkojmë imunitetin e tufës,

Përmendet rëndomtë termi luftë, kjo nuk është Lufta e Tretë Botërore. Kjo luftë i takon mjekësisë. Riformatimi fillon nga mjeku i familjes. I sëmuri të ankohet te mjeku i familjes, jo te 127', tha mjeku.

Intervista e plotë në Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco