Koronavirusi/ Vdekshmëria është e lartë në zonat me ajër të ndotur

Koronavirusi/ Vdekshmëria është e lartë në zonat me ajër të ndotur

13:09, 08/04/2020
A+ Aa A-

Ndotja e ajrit është e lidhur me nivelin e vdekshmërisë nga koronavirusi. Kështu thuhet në një studim të akademikëve të Universitetit të Harvardit.

Thërrmijat e vogla në ajër, të quajtura PM2.5, dihet që shkaktojnë probleme shëndetësore. Ato prodhohen nga industria, makina dhe djegia e karburanteve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe një rritje e vogël e përqendrimit me PM2.5 sjell një rritje të ndjeshme të mundësisë për të ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Studimi shokues thotë se rritja mund të jetë deri në 15 përqind.

Edhe më herët ka pasur raportime se ndotja e ajrit mund të jetë faktor për përhapjen dhe vdekshmërinë nga koronavirusi.

Lombardia, një nga zonat më industriale në Itali, është goditur edhe më fort. Ajo është po ashtu një nga zonat më të ndotura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco