Vaksina kundër tuberkulozit ul vdekshmërinë nga COVID-19/ Lajm i mirë edhe për Shqipërinë

Vaksina kundër tuberkulozit ul vdekshmërinë nga COVID-19/ Lajm i mirë edhe për Shqipërinë

22:07, 07/04/2020

Shtetet që kanë patur një program të rregullt për vaksinimin e qytetarëve të tyre nga tuberkulozi kanë vdekshmëri më të ulët sa i përket Koronavirusit, thotë një studim i ditëve të fundit..

Vaksina BCG u shpik një shekull më parë dhe mbron nga tuberkulozi (TB), një infeksion bakterial, por siç duket nga studimi, ka edhe përfitime të tjera.

Sipas studimit në fjalët, qytetarët kanë përdorur këtë vaksinë, e cila aktualisht në Britaninë e Madhe kushton rreth paund, kanë imunitet më të fortë ndaj COVID-19, çka do të thotë, më pak të rrezikuar nga infektimi.

Vaksinimi kundër tuberkulozit, që zakonisht bëhet në fëmijëri, sipas studimit, është në gjendje mbrojë njeriun edhe 60 vjet pas vaksinimit.

Mes shteteve që e ka bërë këtë vaksinë është edhe Shqipëria.

Në vendin tonë, sipas Shefes së Shërbimit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino vaksina kundër tuberkulozit ka nisur të aplikohet që prej viteve 1960 dhe vijon edhe aktualisht.

Kjo do të thotë, se të gjithë të lindurit në këtë fashë, pra nga viti 1960 e deri më sot e kanë kryer vaksinën e tuberkulozit. Për të sapolindurit ajo kryhet në maternitet dhe është vaksina e parë që kryhet pas ardhjes në jetë.

Mbetet për t’u parë rezultatet e studimeve që kanë nisur të kryhen fillimisht në radhët e personelit mjekësor për të cilët ka nisur edhe vaksinimi.

Duhet theksuar se, SHBA dhe Italia, dy nga vendet e goditura më shumë nga pandemia, nuk kanë politika universale vaksinimi BCG.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco