Çdo formë e mbulimit të gojës, parandalon përhapjen e koronavirusit

Çdo formë e mbulimit të gojës, parandalon përhapjen e koronavirusit

21:26, 07/04/2020
A+ Aa A-

Maskat dhe çdo formë e mbulimit të gojës, mund të ndalojë përhapjen e koronavirusit përmes spërklave të padukshme të pështymës së një personi të infektuar.  

Sipas një studimi, pretendimet e mëparshme njoftonin se kollitja ose teshtitja paraqet mundësinë më të lartë për të transmetuar virusin SARS-CoV-2 – i cili shkakton sëmundjen COVID-19 – sepse ato dëbojnë sekrecione hundale ose bronkiale, ku virusi përqëndrohet kryesisht, raporton Daily Mail.  

Por koronavirusi mund të përhapet edhe nga spërklat e vogla të të folurit, që janë të padukshme në shikim të lirë, pohojnë shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Maryland të SHBA-ve.  

Të folurit bën që mijëra spërkla dalin jashtë çdo minutë dhe shkencëtarët thonë se ka të ngjarë që kjo të përhap koronavirusin.  

“Rezultatet tona sugjerojnë që të folurit me të vërtetë mund të jetë një mënyrë kryesore e transmetimit SARS-CoV-2”, thojnë hulumtuesit.  

Sidoqoftë, vendosja e një mbrojtësje në gojë, qoftë faculetë apo maskë, është jashtëzakonisht e efektshme në parandalimin e përhapjes së këtyre grimcave infektive.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco