Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Si u infektua? Tigri del pozitiv në testin e COVID-19. Paralajmërimi i ekspertëve për kafshët

Si u infektua? Tigri del pozitiv në testin e COVID-19. Paralajmërimi i ekspertëve për kafshët

19:21, 06/04/2020
A+ Aa A-

Një tigër në kopshtin zoologjik “Bronx” në New York, rezultoi pozitiv me COVID-19. Lajmin e konfirmoi Departamenti i Shërbimeve Veterinare të Departamentit të Shteteve të Bashkuara (USDA).

Tigri në fjalë mendohet të jetë kafsha e parë që dihet se është infektuar me virusin në Shtetet e Bashkuara.

 

Ndërsa kafshët e tjera, të gjitha kafshët shtëpiake, janë testuar pozitive për praninë e virusit, ekspertët thonë se nuk ka pasur raste të raportuara të kafshëve që përhapin virusin te njerëzit.

Shoqëria e Mbrojtjes së Jetës së Egër (WCS), e cila administron kopshtin zoologjik, e identifikoi tigrin si Nadia, një tigër 4-vjeçar Malajan. Kopshti zoologjik tha që Nadia, dhe motra e saj Azul, dy tigra Amur dhe tre luanë afrikanë, kishin pasur kollë të thatë. Meqenëse kafshët duhet të futen nën anestezi të përgjithshme për t’u bërë testin, veterineri që mori pjesë vendosi të mos i testojë kafshët e tjera, sipas USDA.

Të gjithë tigrat jetojnë në ekspozitën e kopshtit zoologjik “Tiger Mountain”, por një tigër mashkull Amur që jetonte në këtë ekspozitë nuk tregoi asnjë simptomë, sipas WCS.

“Ne e testuam me shumë kujdes dhe do të sigurojmë çdo njohuri që marrim në lidhje me COVID-19 që do të kontribuojë në të kuptuarit në vazhdimësi në botë, mbi këtë koronavirus të ri”, tha WCS në një deklaratë.

“Megjithëse ata kanë përjetuar një ulje të oreksit, kafshët në kopshtin zoologjik ‘Bronx’ janë duke u bërë mirë nën kujdesin veterinar dhe janë aktive, vigjilente dhe ndërvepruese me kujdestarët e tyre. Nuk dihet se si do të zhvillohet kjo sëmundje te macet e mëdha pasi specie të ndryshme mund të reagojnë ndryshe ndaj infeksioneve të reja, por ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë ato nga afër dhe të parashikojmë rikuperime të plota”, vijon deklarata.

Në përgjigje të pyetjeve të dukshme se pse tigri u testua për virusin kur autoritetet po përpiqen të testojnë dhe të japin rezultate njerëzve në të gjithë SHBA, shefi i veterinarisë të kopshtit zoologjik të Bronx, Paul Calle, tha se: “Testimi për COVID- 19 që u krye në tigrin tonë Nadia u bë në një laborator të shkollës veterinare dhe nuk është i njëjti test siç është përdorur për njerëzit. Ju nuk mund të dërgoni mostra njerëzore në laboratorin veterinar dhe nuk mund të dërgoni teste të kafshëve në laboratorët njerëzorë, kështu që nuk ka konkurrencë për testime midis këtyre situatave shumë të ndryshme”.

USDA këshillon që njerëzit me COVID-19 të përpiqen të mbajnë larg kafshëve, përfshirë kafshët e tyre shtëpiake, ndërsa janë të sëmurë, dhe të lajnë duart nëse duhet të kujdesen për një kafshë shtëpiake ose të jenë rreth kafshëve.

Për pyetjen se si u infektua tigri, besohet se ka ndodhur nga një punonjës i infektuar i kopshtit zoologjik, i cili mund të ketë përhapur virusin te macet e mëdha, sipas USDA. WCS tha se tani ka vendosur masa për të mbrojtur macet nga infeksioni në të gjitha kopshtet zoologjike. Kopshti zoologjik është mbyllur përkohësisht që nga 16 marsi për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

“Mbartësi mund të ketë qenë afër tigrit, dhe mund të ketë teshtirë ose të jetë kollitur, gjë që mund të shkaktojë infeksion. Tigri gjithashtu mund të kishte ardhur në kontakt me diçka që ka prekur më parë marrësi”, thotë Barrs për “TIME”.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco