Lufta me Koronavirusin/ Mjekët në Romë fillojnë terapinë me ozon për të sëmurët rëndë

Lufta me Koronavirusin/ Mjekët në Romë fillojnë terapinë me ozon për të sëmurët rëndë

13:27, 06/04/2020
A+ Aa A-

Një shpresë për të luftuar koronavirusin vjen nga terapia e ozonit. Eksperimenti filloi zyrtarisht dje në repartet e Policlinico Umberto I në Romë pas propozimit nga profesorit Fabio Araimo Morselli, drejtor i spitali “Policliniko Umberto I në Romë”

" Terapia me ozon për të trajtuar pacientët Covid-19 ishte një ide e imja. Unë kam qenë në kontakt që në janar me kolegët kinezë të cilët e kanë përdorur këtë teknikë për të lehtësuar dhimbjet nëse një pacient është në fazën e përparuar të sëmundjes.

Ozoni ka aftësinë të zvogëlojë inflamacionin e mushkërive që kjo sëmundje shkakton tek pacientët (ozoni shpesh përdoret për të trajtuar dhimbjet kronike ose në pacientët me kancer). 

Gjëja e vështirë është të kuptojmë pikën e saktë në të cilën duhet të ndërhyjmë, por ne po punojmë për të. 

Në terapinë me ozon, merrën 200 mililitra gjaku nga pacienti me Covid-19 e më pas ozonohen me një makinë speciale dhe më në fund ri-injektohen. Procedura është e thjeshtë dhe e riprodhueshme në çdo institucion", shpjegon profesori Araimo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco