Dyshon se ke koronavirus por s'ke bërë test? Ky aplikacion mund të të shpëtojë jetën

Dyshon se ke koronavirus por s'ke bërë test? Ky aplikacion mund të të shpëtojë jetën

10:50, 06/04/2020
A+ Aa A-

Një nga gjërat e para që bëhet në momentin kur dyshohet për koronavirus, është matja e nivelit të oksigjenit në gjak.

Nëse ke probleme të mushkërive për shkak të Covid-19, nuk ke mjaftueshëm oksigjen dhe ulet niveli në gjak.

Ata që janë në shtëpi dhe përballen me infeksionin ose kanë dyshime se mund të jenë infektuar, ekziston një mënyrë për të kontrolluar rregullisht nivelin e oksigjenit në gjak.

Është njëpajisje që ju lejon të kryeni një ekzaminim plotësisht pa dhimbje.

Quhet oksimetër dhe ju lejon të keni informacion shumë të dobishëm për nivelin e oksigjenit që qarkullon në gjak.

Por nga ana tjetër shumë lehtë mund t'ju vijë në ndihmë telefoni juaj.

Nëse ndjeni që keni probleme me frymëmarrjen, përdorni aplikacionin Samsung Health në telefonat Samsung dhe Health në Iphone.

Mjafton të klikoni në kategorinë Stress dhe nëse shihni se niveli i oksigjenit në gjak ka rënë, mund të telefononi urgjencën.

Oksimetri është sigurisht një mjet i dobishëm sepse ulja e nivelit të oksigjenit tregon një implikim patologjik të

parenkimës pulmonare, shpjegon Walter Canonica, profesor i mjekësisë në Universitetin Humanitas në Milano.

Natyrisht që kontrollet duhet të bëhen nëse shikoni vështirësi në frymëmarrje.

Duhet të mbani mend se normalisht vlerat duhet të jenë rreth 98-100 përqind.

"Nëse një person i cili është nën vëzhgim për infeksionin Covid-19 në shtëpi, duhet të shqetësohet gjithmonë nëse

niveli bie në rreth 93% (kini kujdes, sidomos duhanpirësit, të cilët duket se rrezikojnë më shumë në rast se preken nga

koronavirusi)", shprehet Canonica.

Kur niveli bie nën 90%, në përgjithësi, një infeksion mund të jetë i pranishëm.

Vështirësia në frymëmarrje dhe niveli i ulët i oksigjenit në gjak është sinjali që duhet të lajmëroni urgjencën./Xing.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco