Ja ilaçi që mund të vrasë Koronavirusin për 48 orë

Ja ilaçi që mund të vrasë Koronavirusin për 48 orë

20:40, 04/04/2020

Gara për të gjetur një kurë kundër koronavirusit po bëhet e ethshme në mbarë botën.

Shkencëtarët po testojnë ilaçe nga më të ndryshmet, për të parë se cili mund të vrasë koronavirusin e ri.

Së fundmi, një universitet në Australi thotë se një ilaç që përdoret kundër parazitëve mund të vrasë Covid-19 në laborator brenda 48 orësh.

Sipas Daily Mail, zbulimi është bërë nga shkencëtarët e universitetit Monash në Australi.

Ilaçi Ivermectin përdoret kundër parazitëve të kokës. Por përveç morrave, duket se ai vret edhe koronavirusin.

Vetëm një dozë e vetme mund të heqë të gjithë RNA, që është materiali gjenetik i virusit, brenda 24 orësh. Kurse brenda dy ditësh, e redukton ndjeshëm atë.

Hapi tjetër do jetë që të kuptohet se sa është doza e duhur për njerëzit, që të sigurohet se niveli i përdorur në laborator është i sigurt për njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco