Ilaçi kundra HIV trajton me sukses Koronavirusin, testimi kalon në fazën e dytë

Ilaçi kundra HIV trajton me sukses Koronavirusin, testimi kalon në fazën e dytë

19:09, 04/04/2020
A+ Aa A-

Një ilaç eksperimental kundra HIV-it që është përdorur për të trajtuar me sukses pacientët COVID-19 është në fazën e dytë të testimit sëbashku me Administratën e Ushqimit dhe Barnave, thotë prodhuesi i tij.  

Leronlimab, i bërë nga ndërmarrja bioteknike CytoDyn, u përdor për të trajtuar disa pacientë të sëmurë rëndë në spitalet e New York, ku një çift ishin në gjendje tu hiqeshin ventilatorët.  

"Sipas një studim në Kinë që tregon nivelin e vdekshmërisë në mesin e pacientëve me COVID-19 që kërkojnë ventilator mekanik në më shumë se 85% të rasteve, botës i duhet dëshpërimisht një terapi që mund ta ndihmojë këtë popullatë pacientësh," tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i CytoDyn, Nader Pourhassan, raporton nypost.  

Studimet fillestare sugjerojnë që leronlimab mund të zvogëlojë reagimin imunitar tepër aktiv, i njohur si një stuhi citokine, që mund të shkaktohet nga infeksioni i koronavirusit.  

Stuhitë e citokinës mund të rezultojnë në pneumoni dhe madje edhe vdekje.  

"Kam qarë për rreth pesë minuta. Ishte shumë, shumë emocionuese, "tha Pourhasani për KIRO 7 News të Seattle pasi mësoi për herë të parë për rezultatet. "Ne shpresojmë se mund të shpëtojmë miliona jetë."  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco