Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Studimi britanik: 66 % e pacientëve në ventilator ndërrojnë jetë

Studimi britanik: 66 % e pacientëve në ventilator ndërrojnë jetë

10:57, 03/04/2020
A+ Aa A-

Dy të tretat e pacientëve me koronavirus në Britani, që kanë pasur nevojë të vendosen në ventilator, kanë ndërruar jetë.

Kështu shkruan Daily Mail, që i referohet të dhënave nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS).

Të dhënat tregojnë se 66.3 përqind e pacientëve të vendosur në ventilator vdesin.

Ky është gati dyfishi i vdekshmërisë në krahasim me pacientët e tjerë që nuk kanë virusin dhe që janë vendosur në ventilator këto tre vitet e fundit, përpara shpërthimit të epidemisë.

NHS në Britani ka nevojë për 22 mijë ventilatorë, pasi ekspertët thonë se vendi do ketë nevojë për 30 mijë ventilatorë në kulmin e krizës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco