Koronavirusi mund të shkaktojë dëme në tru

Koronavirusi mund të shkaktojë dëme në tru

09:32, 03/04/2020
A+ Aa A-

Disa pacientë me koronavirus mund të vuajnë nga dëmet në tru si rezultat i infeksionit të rëndë. Kështu shkruan e përditshmja Daily Mail, që i referohet studimeve që po bëhen në mbarë botën.

Një pacient në Florida, SHBA, rreth 70 vjeç, humbi aftësinë për të folur përkohësisht. Skanimet e një gruaje rreth të 50-ave në Detroit zbuluan se një pjesë e qelizave të trurit kishin vdekur si pasojë e komplikimeve të rënda nga infeksioni. Në një rast tjetër, një grua ishte konfuze, e çorientuar dhe letargjike.

Raste të ngjashme të sulmeve ndaj sistemit qendror nervor janë regjistruar edhe në Itali apo Kinë. Madje në Itali u ngrit një pavijon vetëm për pacientët me Covid që kanë shfaqur komplikacione neurologjike.

Ndërsa komplikacionet neurologjike janë të pakëta, ato kanë ngritur shqetësimin për dëmet afatgjata që mund të shkaktojë virusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco