Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Laboratorin më të mirë e kemi të gjithë me vete

Laboratorin më të mirë e kemi të gjithë me vete

20:56, 02/04/2020
A+ Aa A-

Nga Rory Sutherland, Spectator

Nëse ndonjëherë keni dyshuar se sa i zgjuar është evolucioni, atëherë duhet të kujtoni se mendjeve më të ndritura në planet u duhet të paktën një vit ose më shumë për të gjetur një vaksinë për koronavirusin.

Megjithatë, 99 përqind e njerëzve të shëndetshëm duket se kanë një sistem imunitar që e zgjidh problemin për më pak se një javë.

Kur bëra këtë postim në Twitter, pata një abuzim të vogël nga disa të huaj të çuditshëm që mendonin se po i quaja shkencëtarët budallenj. Krejt e kundërta. 99 përqind mund të jetë një shifër shumë e lartë, por është pa dyshim dëshmi e një superinteligjence brenda trupit të njeriut, që bën në mënyrë të pavetëdijshme për ne, diçka që truri i kombinuar i industrive farmaceutike të botës nuk e bën dot kurrë. Brenda pak ditësh, trupi ynë mund të pikasë, shënjestrojë, testojë dhe sajojë një antitrup për të eliminuar një patogjen armiqësor që nuk e ka parë kurrë më parë. Secili prej nesh ecën çdo ditë pa e kuptuar se ne jemi shtëpia e laboratorit më të mirë të virologjisë në botë.

E vërtetë, sistemi ynë imunitar nuk ka pse të presë miratimin e autoriteteve. Por duhet të bëjë diçka të ngjashme- të sigurojë se kura nuk bën më shumë dëm se sëmundja (shumë sëmundje janë dëshmie asaj që ndodh kur sistemi ynë tërbohet). Gjithashtu vlen të përmendet se një vaksinë njerëzore, në të vërtetë nuk e kuron sëmundjen- thjesht hakon sistemin imunitar për të krijuar kurën e tij.

Disa mendimtarë disidentë – përfshirë mua dhe ekonomistin Robin Hanson- po pyesin me zë të lartë nëse në kohën përpara se të vihet në dispozicion një vaksinë, mund të ketë një rol për një praktikë të hershme, të quajtur ‘variolacion’. Ajo u prezantua në Britani nga Perandoria Osmane prej Lady Mary Wortley Montagu në fillim të shekullit të 18-të si trajtim kundër lisë së dhenve. Montagu i infektoi fëmijët e saj në mënyrë të debatueshme me një dozë të vogël fillestare të lisë së dhenve, duke supozuar se trupi ishte më i aftë ta përballonte kur përballej me një dozë të vogël fillimisht të virusit sesa me një dozë të madhe. Strategjia e saj pati sukses pasi Princesha e atëhershme e Uellsit e miratoi procedurën për dy vajzat e saj. Shtatë të burgosurve, që prisnin të vareshin- iu ofrua liria në këmbim të procedurës- dhe të shtatë mbijetuan. Sapo Edward Jenner doli me një vaksinë, ‘variolacioni’ nuk preferohej më.

Ne nuk e dimë ende nëse shkalla e dozës fillestare ndikon në rrjedhën apo rezultatin e sëmundjes- dhe do të ishte e rëndë të veprosh pa këtë informacion. Deri më tani, çuditërisht, shumica e modeleve të sëmundjeve supozojnë se infeksioni është vetëm një pyetje binare- jeni i infektuar apo nuk jeni. A është ky një supozim i sigurt, apo ka përfitime nëse duhet të sigurohemi nëse jeni i infektuar, por jo edhe aq shumë?

Nuk po marrë përsipër asnjë shans...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco