Koronavirusi/ Foshnja e lindur nga nëna e infektuar rezulton negative

Koronavirusi/ Foshnja e lindur nga nëna e infektuar rezulton negative

19:46, 02/04/2020
A+ Aa A-

Një nënë e infektuar me kornavirus ka lindur një foshnjë të shëndetshme në Qipron Greke, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Foshnja e gjinisë mashkullore e lindur më 31 mars me peshë 3,5 kilogramë do të qëndrojë në spital për shtatë ditë dhe do t'i nënshtrohet një testi të dytë të koronavirusit.

Foshnja dhe nëna do të lejohen të kenë kontakt vetëm pas rezultateve negative të testit të dytë për virusin e njohur si COVID-19.

Virusi ka infektuar pothuajse 320 njerëz në pjesën greke të ishullit dhe ka shkaktuar nëntë viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco