Ka 77 mijë banorë, Andorra porosit 150 mijë teste Koronavirusi

Ka 77 mijë banorë, Andorra porosit 150 mijë teste Koronavirusi

18:58, 02/04/2020
A+ Aa A-

Mini-shteti në kufi me Spanjën, Andorra, ka porositur teste sa për të kontrolluar dy herë popullsinë e saj për koronavirus.

Sipas mediave lokale, edhe pse ka vetëm 77 000 banorë, ajo ka porositur plot 150 mijë teste COVID-19 nga Korea e Jugut.

Ministri i Shëndetësisë, Joan Martínez Benazet, tha se testet do të vijnë nëpërmjet Spanjës në dy javët e ardhshme. Më pas, autoritetet do të testojnë çdo shtetas të tyre për Covid-19.

“Duam t’i testojmë të gjithë që të shikojmë se sa shumë është prekur popullsia. Pasi të shohim rezultatin, do të marrim masat për të rinisur jetën normale”, është shprehur ministri.

Andorra, e cila është në kufi me Spanjën e dërrmuar nga koronavirusi, ka deri tani 428 raste me koronavirus dhe 15 viktima.

Ndërkohë, OBSH i ka bërë disa herë thirrje shteteve që të shtojnë testet në popullatën e tyre, por që mesa duket në Shqipërinë nuk po dëgjohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco