‘Funksionon’/ Kalon me sukses testi i parë i vaksinës

‘Funksionon’/ Kalon me sukses testi i parë i vaksinës

18:21, 02/04/2020
A+ Aa A-

Janë të paktën 50 laboratorë të rëndësishëm në mbarë botën që kanë nisur një garë për të gjetur sa më shpejt vaksinën kundër koronavirusit.

Mediat italiane thonë se vaksina mund të jetë gati brenda këtij viti, edhe pse ajo nuk do jetë e disponueshme për të gjithë, por më shumë për të moshuarit dhe mjekët fillimisht.

RaiNews24 raporton se studiuesit e Shkollës së Mjekësisë në Universitetin amerikan të Pitsburgut, të koordinuar nga italiani Andrea Gambotto kanë dhënë një lajm të mirë.

Sipas tyre, vaksina ka kaluar me sukses fazën e testimit te kafshët. Pas provave te minjtë, vaksina ka treguar se prodhon antitrupa specifikë për koronavirusin e ri, në sasi që konsiderohen të mjaftueshme për të neutralizuar virusin.

Rezultatet e këtij testimi janë publikuar në revistën EbioMedicine.

Bëhet fjalë për të parin studim që është publikuar pas një rishikimi shkencor nga të tjera institucione dhe që përshkruan një vaksinë potenciale kundër Covid-19.

Studiuesi italian, Andrea Gambotto shkruan se pasi kanë studiuar SARS dhe MERS në vitet e shkuara, e dinin me saktësi se ku duhet luftuar ky virus.

“Ja pse është e rëndësishme që të financohen kërkimet për vaksinën. Nuk dihet kurrë se kur do vijë pandemia e radhës” thotë Louis Falo, bashkëautor i këtij studimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco