‘Fillova të kollitem me gjak’, çfarë tregojnë të shëruarit nga COVID-19, pasojat që nuk i dinim

‘Fillova të kollitem me gjak’, çfarë tregojnë të shëruarit nga COVID-19, pasojat që nuk i dinim

14:44, 02/04/2020
A+ Aa A-

“Mund t’ju them se infermierët ishin po aq të frikësuar sa unë; ata më thanë se testi im për koronavirus ishte pozitiv, sikur po më jepnin lajm e vdekjes”, e nisi rrëfimin Ati, 41 vjeç, e cila u pranua në spital në Edinburgh, pasi kishte simptomat e temperaturës, kollë të vazhdueshme, dhimbje barku dhe gjoksi, problem me frymëmarrjen dhe humbje të sensit të saj të nuhatjes dhe shijes.

Ajo fillimisht tha se nga urgjenca u përgjigjën në fillim të qëndronte në shtëpi, por ishte udhëzuar më pas të shkonte në spital kur nisi të kolliste gjak.

Në ditën e tretë në spital, po e 13-ta e sëmundjes, Ati filloi të nxjerrë më shumë gjak dhe ndjeu një shtrëngim gjithnjë e më të madh në gjoks, ndërsa temperatura e saj u rrit shumë. Por atë natë pastaj filloi të binte.

“Për habinë time, nuk u kthye më”, kujtoi ajo për temperaturën. “Trupi im më në fund filloi ta luftojë atë dhe të nesërmen ata më thanë që mund të kthehesha në shtëpi një ditë më pas nëse gjithçka do të ishte e qëndrueshme.

“U lehtësova shumë. Unë vazhdoja të mendoja se duhej të isha pranuar më herët në spital dhe kisha frikë se mos ishte vonë. Ishte përvoja më e tmerrshme e jetës sime”.

Mbi 200,000 njerëz në të gjithë botën dihet se e kanë marrë veten sëmundjen. “Unë në fakt dola nga shtrati sot, është një ngjarje shumë e madhe”, thotë 51-vjeçarja Lou, në Chalfont St Peter në Buckinghamshire. “Mendova se po vdisja të mërkurën e javës së kaluar, kur nuk mund të merrja frymë dhe po humbja vetëdijen”.

Mjekët që erdhën në shtëpinë e Lou zbuluan se temperatura e saj tejkalonte 40 C dhe presioni i saj i gjakut dhe marrja e oksigjenit kishte rënë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital së bashku me burrin e saj, i cili ishte gjithashtu simptomatik. Ajo u testua për Covid-19 të premten dhe ende është në pritje të rezultateve të saj.

Në spital asaj iu dhanë me pika një shumëllojshmëri ilaçesh, dhe gjendja e saj u stabilizua. Ajo doli nga spitali disa ditë më vonë pasi ndjenja e mbytjes filloi të lehtësohej dhe temperature i ra.

“Kjo ju bën të mendoni: e marrtë e mira. Kur të përfundojë kjo, ne do të argëtohemi”, thotë ajo. “Po lëvizim me hapa bebesh, por dalëngadalë do t’ia dalim”

Vetëm pacientët me simptomat më të këqija po pranohen në spital, dhe Ryan 22-vjeçar është në mesin shumë atyre që pas telefonatës në numrin e urgjencës 111, i kanë thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen nëse nuk kanë vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

“Jam shumë i lehtësuar që e kalova”, tha Ryan, një student i vitit të tretë të inxhinierisë në “Imperial College London”, duke treguar se nxirrte gëlbazë të kuqe gjatë kollitjes, se kishte rraskapitje, djersitje gjatë natës dhe të përziera.

“Nuk mund të ngrihesha nga shtrati kur ethet ishin më të këqijat. Kam humbur oreksin dhe mezi pija ujë”. Ai thotë se zakonisht është i shëndetshëm dhe se simptomat kanë qenë një tronditje e madhe. Tani ai thjesht dëshiron të kthehet në vendlindjen e tij, Malajzi.

Jenny, 59 vjeç, një ish-mjeke në Falkirk që ka sklerozë të shumëfishtë, izoloi veten nga familja e saj. “Kam edhe një javë kohë nga izolimi dyjavor në një furgon” thotë ajo. “Asnjëherë nuk kam provuar diçka të tillë. Jam 99.5% e sigurt se kisha Covid-19. Më dukej sikur kisha një brez të ngushtë që përshkonte diafragmën time”.

Edhe pse ajo është ende mjaft e lodhur dhe duhet të ndalet për të marrë frymë ndërsa shëtiste nëpër fshatin e saj, tani është rikthyer të kujdeset për partnerin e saj, i cili po i nënshtrohet kimioterapisë, dhe babai i saj, i cili ka dementia.

Xheni thekson dëshirën e saj për t’u dhënë njerëzve optimizëm në lidhje me rikuperimin dhe rëndësinë e izolimit nëse keni simptoma. “Secili nga ne mund të bëjë ndryshime në rrafshimin e kurbës së epidemisë”, tha ajo.

Për Atin, episodi i ka dhënë asaj një sens të ri të komunitetit.

“Ne filluam të shohim mesazhe nga fqinjët, mjekët e mi dhe miqtë që ofrojnë ndihmë. Ishte aq ngushëlluese të shihje se si shoqëria bashkohet”, tha ajo. /The Guardian/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco