Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Luleshurdha ose radhiqe

Luleshurdha ose radhiqe

14:15, 02/04/2020
A+ Aa A-

Luleshurdha (Taraxacum officinale L.), ose Radhiqe. E gjejemë kudo thuajse, por më shume bie në sy në vende ku asnjë bimë tjetër nuk mund të mbijetojë aty si psh. në të çarat e asfaltit apo betonit, në mes të rrugës, në mure apo në soletat e çative.
Si e ka zgjidhur mbijetesën në vende kaq të vështira?! Shpjegimin e jep prof. Abdulla Diku.

Meqë vera është me pak reshja, bima lulëzon herët, duke i zhvilluar fazat e veta fenologjike herët në pranverë, në një periudhë me lagështirë të mjaftueshme për të. Zgjidhja tjetër janë farat e sajë, të cilat shpërndahen lehtësisht prej erës. Farat janë të pajisura me ‘parashuta’ që lëvizin fare lehtë duke kolonizuar zona nga më të ndryshmet.

A ka ndonjë vlerë si bimë?

Patjetër që po.

Bima ka përmbajtje të lartë në vitamina A, C dhe K etj. si dhe përmbajtje potasi, kalciumi dhe hekuri.

Gjethet kanë përmbajtje të lartë beta-karoteni, dhe kanë më shumë hekur e kalcium se spinaqi.

Lulet janë përdorur për prodhimin e verës, shuruprave por dhe pijeve të tjera.

Gjethet përdoren në gatime si supë apo sallatë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco