Arritje në Australi: Shkencëtarët nisin testimin e dy vaksinave

Arritje në Australi: Shkencëtarët nisin testimin e dy vaksinave

10:03, 02/04/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimet për dy vaksina potenciale për koronavirusin. Sipas BBC, kjo është një arritje.

Vaksinat janë përgatitur nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania amerikane, Inovio. Ata kanë marrë dritën jeshile nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia Australiane e Shkencave do të vlerësojë nëse vaksinat do funksionojnë dhe nëse janë të sigurta për njerëzit.

Testimet e para te njerëzit nisën në SHBA muajn e shkuar, por u shmang faza e testimit te kafshët. Por këto testime do jenë provat e para gjithëpërfshirëse paraklinike të vaksinave që do përdoren te kafshët.

“Normalisht duhen nga një deri në dy vjet për të arritur në këtë pikë, por ne e kemi shkurtuar këtë periudhë në dy muaj,” tha dr. Rob Grenfell.

Rezultatet e para të testimeve priten në qershor. Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se do duhet të plotësohet afati prej 18 muajsh që të përmbushen standardet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco