Lucky Strike premton vaksinën kundër COVID-19/ Do përdor bimët e duhanit

Lucky Strike premton vaksinën kundër COVID-19/ Do përdor bimët e duhanit

20:24, 01/04/2020
A+ Aa A-

Lucky Strike dhe Benson & Hedges, prodhuesi amerikano-britanik i duhanit (BAT), janë bërë firma e fundit që ofron shpresë për një vaksinë kundër Covid-19, pasi vërejti përparim në teknologjinë e bimëve të duhanit.  

Grupi me seli në Mbretërinë e Bashkuar tha se biznesi i tij bioteknik me bazë në SHBA ka punuar në një vaksinë të mundshme për Covid-19, e cila beson se mund të ofrojë deri në tre milionë doza në javë nga qershori, raporton Daily Mail.  

BAT tha që vaksina tani është në teste para-klinike dhe ka potencial të ofrohet një mënyrë më të sigurt dhe të shpejtë sesa metodat tradicionale.  

Ajo po zhvillohet nga firma e saj amerikane Kentucky BioProcessing (KBP) duke përdorur teknologjinë e bimëve të duhanit.  

BAT tha nëse rezulton e suksesshme, ajo mund të prodhojë midis një milion dhe tre milion doza në javë, megjithëse do të duhet të bëjë testeve rigoroze përpara se të miratohet për përdorim te njerëzit.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco