COVID-19/ Presidenti i Insitutit të Lartë Shëndetësor: Duhen muaj që shkalla e infeksionit të shkojë zero

COVID-19/ Presidenti i Insitutit të Lartë Shëndetësor: Duhen muaj që shkalla e infeksionit të shkojë zero

17:27, 31/03/2020
A+ Aa A-

Lajme të mira dhe shpresëdhënëse vijnë nga Italia e mbi të gjitha kur i jep vetë presidenti i Insitutit të Lartë Shëndetësor, Silvio Brusaferro.

Sipas tendenca e kurbës është në rënie, por kjo nuk do të thotë heqje dore nga masat parandaluese që janë ende në fuqi.

"Kurba na tregon se duket se po arrijmë një lloj pllajë (faza në të cilën maja mbetet e qëndrueshme për një periudhë të caktuar). Një fakt që na tregon se masat po funksionojnë. Duke e zvogëluar atë në tre zona, ne kemi qarkullim më të lartë të virusit në veri. Deri më tani, indeksi i ngjitjes së virusit, domethënë, sa njerëz mund të infektojnë çdo pacient, është rreth 1. Qëllimi është që të shkojë nën 1 dhe pastaj të arrijë në zero", tha ai. 

"Ne duhet ta mbajmë këtë indeks nën 1, rreth 0.5, me masa efektive, pasi për të arritur shkallën zero të infeksionit do të duhen muaj", vijoi Brusaferro

Brusaferro foli edhe në lidhje me testet teksa tha: "Duhen teste më të shpejtë për gjetjen e anti-trupave. Po punojmë për të arritur në këtë pikë dhe po përdorim teknologjinë për t'ia arritur".

Aktualisht, Italia numëron mbi 101 mijë të prekur dhe 11591 viktima nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco