Pandemia nisi në Kinë, por po vuan më tepër Italia…/ Si përgjigjet ministri i jashtëm italian

Pandemia nisi në Kinë, por po vuan më tepër Italia…/ Si përgjigjet ministri i jashtëm italian

23:37, 30/03/2020
A+ Aa A-

Në një intervistë për emisionin “Opinion”,  ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio komentoi situatën e rëndë që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

Kryediplomati italian,  i pyetur se a kanë dhënë efekt masat e marra deri më tani nga qeveria, u shpreh se janë shpresëplotë dhe se kanë besim tek shkencëtarët e tyre.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Masat e izolimit a  kanë dhënë rezultate konkrete pas paq kohësh?

Luigi Di Maio: Unë besoj se tani në këto ditë, shkencëtarët tanë po na thonë që kurba e kontaminimeve është stabël dhe po flasim për 15 apo 20 ditë nga momenti, kur presidenti Conte vendosi mbylljen totale  të sistemit Italian për të mundësuar ngadalësimin e kontaminimit. Pra ne jemi shpresëplotë dhe mbi të gjitha kemi besim tek komuniteti ynë shkencor. Unë si ministër jam në shërbim të mjekëve, infermierëve, të punonjësve socio-sanitarë, të docentëve tanë univeritarë që ndjekin komitetin teknik shkencor, sepse janë ata në rreshtin e parë, në atë që Rama e cilësoi si një luftë e vërtetë.

Blendi Fevziu: Kjo pandemi nisi në kinë, Azi, por po bën të vuaj më shumë Italinë, Spanjën… pse mendoni se ndodhi kështu?

Luigi Di Maio: Këtë do e thonë shkencëtarët. Është e qartë që një pandemi si kjo nuk kishte precedent. Dhe them që nuk kishte precedent edhe sepse jemi shoqëri, komunitet ndërveprues në treg, në shumë dinamika dhe gjithçka duhet analizuar. Çfarë po ndodh në botë do e thonë shkencëtarët. Ajo që mund të them, është që në këtë moment besoj se qytetarët në çdo cep të globit duhet të kenë besim tek qeveritë e tyre dhe t’u besojnë komuniteteve shkencore. Sepse vetëm kështu do ja dalim ta kalojmë sa më parë këtë problem. Një problem që momentalisht është një krizë shëndetësore, dhe jeton edhe simptomat e parë të një krize ekonomike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco