Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Raporti/ Pacientët e shëruar mund të infektohen sërish

Raporti/ Pacientët e shëruar mund të infektohen sërish

10:43, 30/03/2020
A+ Aa A-

Deri në dhjetë përqind e pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Kinë janë testuar pozitivë sërish pasi ishin nxjerrë nga spitalet.

Kështu raporton Fox News.

Mjekët në vijën e parë të frontit në Wuhan të Kinës, ku u shfaq virusi, thonë se nga 3 deri në 10 përqind e pacientëve të kuruar janë infektuar sërish nga sëmundja.

Megjithatë nuk është e qartë nëse herën e dytë, ata ishin sërish ngjitës.

“Deri më tani nuk ka prova se ata janë infektues,” tha një zyrtar.

Ai tha se pesë pacientë që ishin testuar pozitivë sërish, nuk kishin simptoma dhe të afërmit e tyre nuk ishin infektuar.

Megjithatë ai tha se pacientët e shëruar, të gjurmuar edhe pas një muaji, nuk tregonin shenja të virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco