Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

A janë të infektuara me COVID-19 dy vajzat nga Pogradeci? Dalin përgjigjet

A janë të infektuara me COVID-19 dy vajzat nga Pogradeci? Dalin përgjigjet

17:34, 29/03/2020
A+ Aa A-

Dy raste të reja të dyshuara për COVID-19 në Pogradec janë dërguar mëngjesin e sotëm për analiza në Tiranë.

Bëhet fjalë për dy vajza të reja, 22 dhe 23-vjeçe, të cilave u janë marrë tamponët për analiza.

Njëra është nga Pogradeci, ndërsa tjetra nga një fshat i qytetit liqenor.

Burime për Ora News bëjnë me dije se, 23 vjeçarja është studente në Tiranë ndërsa tjetra ka pasur kontakte me njerëz.

Por fatmirësisht orët e pasdites vonë sollën lajmin e mirë, ku të dyja dolën negative për COVID-19.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të prekurve me Koronavirus në vendin tonë është 212, ndërsa kujtojmë se numri i viktimave është 10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco