COVID-19/ Mjeku shqiptar në SHBA: Nëse vazhdon me këtë ritëm, do jemi si Italia

COVID-19/ Mjeku shqiptar në SHBA: Nëse vazhdon me këtë ritëm, do jemi si Italia

16:18, 29/03/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype për Syri Tv mjeku shqiptar në SHBA, që është në frontin e parë në luftën me COVID-19, Mario Ademaj ka rrëfyer se si po e menaxhon Amerika virusin e rrezikshëm.

Gjatë intervistës së tij për gazetaren Armela Ferko, mjeku dha edhe disa këshilla me vlerë.

"Duhet të jesh 72 orë pa temperaturë, duhet të jesh 7 ditë pa simptoma që të dalësh nga izolimi. E rëndësishme që ata individë që janë në risk duhet të shtrohet në spital. Një nga komplikacionet është plumonia", u shpreh mjeku. 

Sa i përket Chicagos, vendi ku jeton Ademaj, ky i fundit tha:

"Chicago po bëhet si New York. Këtu është një nga aeroportet më të mëdha dhe lëvizjet janë të mëdha. Për popullsinë që kemi është një numër i lartë të infektuarish, por fatmirësisht numri i vdekjeve është shumë i ulët. Por nëse kalon kapacitetet, do të jetë shumë e vështirë edhe për Amerikën. Për momentin jemi ok, por do Zoti nuk vazhdon me këtë ritëm rritjesh si 7 ditët e fundit do të jemi si Italia", tha Ademaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco