Të rinjtë nuk kanë vështirësi në frymëmarrje/ Zbulohen simptomat e tjera që shkaktohen nga COVID-19

Të rinjtë nuk kanë vështirësi në frymëmarrje/ Zbulohen simptomat e tjera që shkaktohen nga COVID-19

22:43, 28/03/2020
A+ Aa A-

Sipas raportimeve të fundit, koronavirus ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.700 personave në SHBA dhe ka infektuar më shumë se 100,000 në të gjithë vendin, duke tejkaluar kështu Kinën, vendin ku filloi shpërthimi i koronavirusit.  

Në një artikull të “IBT”, thuhet se edhe pse numri i madh i infeksioneve në SHBA mund t’ju frikësojë, mund të themi se përhapja e virusit ka lejuar shkencëtarët të mësojnë gjëra të reja rreth tij.  

Ekspertët thonë se kjo përhapje u ka siguruar atyre njohuri të reja se si sëmundja mund të prekë një popullatë të caktuar. 

Një simptomë e re  

Pjesa më e madhe e pacientëve që pranohen në spitalet amerikane kanë paralajmëruar personelin mjekësor për një simptomë të re. Njerëzit që shkojnë në spitale janë ankuar për ndjenjën e dhimbjes së stomakut, simptomë që nuk është përfshirë në listën e simptomave të koronavirusit.  

Michael Hirsh, drejtori i shëndetit publik në Worcester, Massachusetts, tha se spitalet tani pranojnë pacientë të cilët testuan pozitiv për koronavirusin që kishin vetëm dhimbje barku si simptomën e tyre.  

Sipas doktor Hirsch, dhimbja që ndjejnë në bark është shkaktuar nga zhvillimi i pneumonisë që ndodhet në lobet e poshtme të mushkërive të pacientëve. Nëse këto lobe shpesh janë të përflakur, acarimi në diafragmën e tyre mund të shkaktojë dhimbje në zonën e barkut.  

Hirsch, i cili është gjithashtu një kirurg i përgjithshëm, tha që sa më shumë ata e shohin sëmundjen që përhapet apo trajtojnë njerëz të infektuar, aq më shumë mësojnë për të. 

Nuk ka simptoma të frymëmarrjes  

Kirurgu i përgjithshëm zbuloi se shumë nga pacientët COVID-19 që vuanin nga dhimbje barku nuk kishin simptoma të frymëmarrjes. Edhe pse për momentin, ka të dhëna të pamjaftueshme, që ata mund ta përdorin dhimbjen e barkut për të hartuar modele të besueshme, duket se janë pacientët më të rinj që raportojnë dhimbje në stomak. Nga ana tjetër, janë pacientët më të moshuar ata që shfaqin simptoma të frymëmarrjes.  

Sipas ekspertëve të shëndetit, simptomat e zakonshme të COVID-19 janë temperatura e lartë, gulçim dhe një kollë e vazhdueshme. Disa pacientë raportuan se kishin diarre, të cilin ekspertët shëndetësorë më vonë ia atribuan infeksionit koronavirus.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco