‘Dëgjoni këshillat tona’/ Mesazh nga mjeku Kalo: Kjo ëndërr e keqe një ditë do të kalojë

‘Dëgjoni këshillat tona’/ Mesazh nga mjeku Kalo: Kjo ëndërr e keqe një ditë do të kalojë

22:06, 28/03/2020
A+ Aa A-

‘Ju lutem, ju lutem vejani veshin këshillave tona….mos dilni’- kështu shkruan përmes një postimi në Facebook mjeku Tritan Kalo.

Nga vija e parë e luftës me pandeminë së bashku me kolegë të tjerë, Kalo ndan fotoalbumin nga Infektivi, ndërsa shkruan se kjo ëndërr e keqe do të kalojë një ditë.

Mesazhi i plote i mjekut, Tritan Kalo:

Kurdoherë me ju dhe për ju….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, QSUT, 28.03.2020….Bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutem vejani veshin këshillave tona….mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arësye madhore për shëndetin….

E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithshka….kjo ëndër e keqe me emrin COVID-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmimta askush nuku mundet tua rikthej….

Dita nis për së mbari me dy infermjerët e turnit në Pavjonin e parë, Anxhela dhe Mandi, të dy plot dëshirë dhe vullnet për tju shërbyer të sëmurëve tanë….

Kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-1, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive….

Së bashku ne do tia dalim mbanë me siguri, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha MOS nguroni të dëgjoni zërin e ndërgjegjes suaj…. vetndërgjegjësohuni!!!!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco