Mjeku Sulçebe: Vdekshmëria mund të jetë sa gripi i zakonshëm ...

Mjeku Sulçebe: Vdekshmëria mund të jetë sa gripi i zakonshëm ...

21:44, 28/03/2020
A+ Aa A-

Themeluesi i imunologjisë në Shqipëri, mjeku Genc Sulçebe ka bërë disa përllogaritje sa i përket situatës së koronavirusit duke e krahasuar atë me rajonet në Itali.

Vdekshmëria e COVID-19 mund të jetë sipas tij e njëjtë me gripin e zakonshëm, pra të mund të vdesin 1 në 1000 të prekur.

Ai ka vërejtur se numri i personave që nuk shfaqin shenja klinike është shumë herë më i lartë se atyre që shfaqin prandaj sipas tij që në Shqipëri të arrihet imuniteti i tufës që do të parandalonte dhe ndalimin e epidemisë duhet të infektohen 1 milion e popullatës, ose më shumë se 1/3 e popullsisë shqiptare si dhe bilanci të mbyllej me jo më pak se 1 mijë vdekje.

Shkrimi i mjekut Genc Sulçebe në Facebook:

Nga shifrat e deritanishme ne bote duket se vdekshmeria nga epidemia COVID-19 luhatet nga rreth 10% ne Itali ne 0.3% ne rajone te tjere relativisht te vegjel, ku jane masa drastike izolimi dhe vecimi fizik bashke me testim viral te pergjithshem.

Jane disa llogaritje te thjeshta te cilat mund ti bejme duke ekstrapoluar nga epidemite e tjera te ngjashme me COVID-19, sic jane ato gripit te zakonshem (influences) dhe qe njihen shume mire.

Ne fillim te epidemise u duk se vdekshmeria nga COVID-19 do ishte te pakten 10 here me e larte se sa nga gripi i zakonshem ne te cilin vdekshmeria eshte 1 per 1000 te infektuar. Tani, duket se numri i individeve te infektuar, por pa shenja klinike, pra ata qe i quajme asimptomatike, eshte shume me i madh se numri i atyre qe shfaqin shenja te semundjes.

Ka mundesi pra, qe ne fund te kesaj epidemie nga COVID-19, vdekshmeria mund te jete ne rastin me te mire 1 ne 1000 ashtu si dhe ne gripin e zakonshem. Ne popullaten shqiptare, qe te arrihet ‘imunitetit i tufes’, i cili do te lejonte ndalimin e epidemise do te duhet te infektohen te pakten 1 Milion vete. Pra, vdekshmeria e pritshme e pergjithsme nuk duhet te jete me teper se 1000 ne shifra totale.

‘Mjeshteria dhe Arti’ i masave epidemiologjike, mjekesore, administrative etj. eshte qe te minimizohen keto humbje duke i shtrire ato ne kohe dhe duke zhvilluar nje aktivitet ekonomik, social, shendetesor (edhe per te semuret jo-COVID-19) sa me afer normalitetit dhe me sa me pak kosto ekonomike dhe sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Elbyth shkyemi29/03/2020 16:24

Korona e bythes

Shto koment

Denonco