Pacientët e Sanatoriumit zhvendosen në Elbasan, mjeku: Godina është zbrazur

Pacientët e Sanatoriumit zhvendosen në Elbasan, mjeku: Godina është zbrazur

19:19, 28/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku pneumolog Arjan Mezini, në një lidhje live për emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 u shpreh se, tashmë Sanatoriumi është zhvendosur në Elbasan në Spitalin Rajonal, tek një nga klinikat e saj.

Po ashtu ai qartëson se Sanatoriumi është boshatisur tashmë dhe po organizohet për të pritur javën e ardhshme rastet e para.

Sipas mjekut, rastet e para me koronavirusin në Sanatorium do të vijnë vetëm kur të plotësohen kapacitetet e Spitalit Infektiv teksa disponon 190 shtretër në dy klinika.

”Po Sanatoriumi është zbrazur, pacientët tani do orientohen drejt spitalit Rajonal të Elbasanit ku është krijuar një nga klinikat, një nga shefat do mbajë një grup mjekësh pneumologë.

190 shtretër në Sanatorium.  Në dijeninë time, një pjesë infermierë numri i mjekëve të prekur është 4-5, përqindja më e madhe e tyre e ka kaluar në rast asimptomatik, pra kollë të lehtë, temperatyrë apo dhimbje muskujsh", tha Arjan Mezini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco