Eksperti i shëndetit: Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush

Eksperti i shëndetit: Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush

15:49, 28/03/2020
A+ Aa A-

Ndersa pandemia e koronavirusit është në nivelet më të lata të përhapjes dhe shtimit të rasteve, një tjetër deklaratë vjen në kuadër të tipareve dhe simptomave që ajo shfaq tek personat e prekur.

Di Shëndetit Publik të Worcester në Massachusetts, Michael Hirsch, ka komentuar rastet që ka studiuar nëpër spitale dhe ka arritur në përfundimin se po zbulohet një simptomë e re e koronavirusit te personat e prekur prej tij.

“Ajo që kemi parë është se një pjesë e pacientëve nuk vijnë më shumë me probleme të frymëmarrjes sesa me dhimbje e trazim të stomakut”, thotë Hirsch.

Hirsch shpjegoi edhe arsyen e këtij fenomeni. Sipas tij, shqetësime të tilla janë rezultat i faktit që pneumonia te pacientët zhvillohet në lobin e poshtëm të mushkërive. Ato pësojnë inflamacion, duke irrituar diafragmën që shkakton më tej dhimbje në stomak.

“Sa më shumë e njohim këtë sëmundje, aq më shumë shohim se manifestimi i saj nuk i përgjigjet gjithmonë “kornizës klasike” të kollës së thatë dhe temperatures”, thotë eksperti, teksa nënvizon këtu pikërisht shenjën e re të infektimit: dhimbje të stomakut pa simptoma respiratore.

Një situatë e tillë është vënë re më së shumti te moshat e reja, ndërsa ato të thyerat vazhdojnë të mundohen kryesisht nga vështirësia në frymëmarrje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco