Mjeku Pipero: Ja kur pritet të prodhohet vaksina anti Covid-19

Mjeku Pipero: Ja kur pritet të prodhohet vaksina anti Covid-19

23:07, 27/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku infesksionist Pëllumb Pipero ka deklaruar se karantinimi dhe izolimi i popullsisë e ngadalëson transmetimin e virusit por nuk është zgjidhja pasi ajo do të vijë nëpërmjet vaksinës.

Në një lidhje direkte në emisionin Zonë e Lirë, mjeku tha se duke u konsultuar me një studim të fundit mendon se sipas tij ‘vjeshta ose fundi i këtij vitit do të na gjejë me një vaksinë të prodhuar’.

Sa i përket gjendjes së pacientëve të infektuar në Shqipëri, Pipero tha se deri në këtë moment janë shtruar 71 persona, 20% e të cilëve janë nën 50 vjeç dhe 6 janë të intubuar.

Ai iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje që është bërë shpesh këto ditë në lidhje me transmetueshmërinë e virusit nga paratë.

Mjeku tha se ‘njerëzit duhet të lajnë duart dhe jo paratë’, duke lënë të kuptohet se kjo mjafton për të qenë më të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco