'Profecia’ për fundin e makthit: Kur do zhduken infeksionet

'Profecia’ për fundin e makthit: Kur do zhduken infeksionet

21:28, 27/03/2020
A+ Aa A-

“Ne do të rihapim gjithçka nga fundi i majit dhe fillimi i qershorit”.

Kështu thotë për gazetën italiane, Il Giornale, një nga ekspertët më të mirë të fushës, Francesco Le Foche, kreu i spitalit të sëmundjeve imuno-infektive ‘Umberto I’ në Romë.

Doktori ishte i pari që hodhi hipotezën se ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Atalantës dhe Valencias më 19 shkurt në San Siro mund të ketë kontribuar në zgjerimin e infeksioneve në Bergamo.

Imunologu shpjegon rëndësinë e trajtimit të pacientëve në shtëpi gjatë një epidemie. “Nëse do të implementojmë këto protokolle në shtëpi, do i paraprinim situatës. Kjo epidemi paraqet një eksperiment gjigand socio-shëndetësor në nivel planetar”.

Prandaj eksperti thekson se të sëmurët duhet të trajtohen në shtëpi për të shmangur mbipopullimin e spitaleve. “Mjekë që shkojnë në shtëpitë e pacientëve. Ne duhej të kishim përgatitur një protokoll për trajtim shtëpiak, që të mos lejoheshin njerëzit të mbushnin spitalet”.

Aspekti tjetër që duhej trajtuar është infektimi dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve. Sipas imunologut, duhet ndërhyrë sa më shpejt të jetë e mundur, për të lehtësuar presionin ndaj spitaleve dhe personelit shëndetësor.

Receta e nënvizuar nga ai është që të ruhet distancimi social. Praktikisht, qytetarët duhet të trajtohen në shtëpi dhe për këtë duhen trajnuar mjekët vendas. “Ajo që po ndodh është se e gjithë ushtria e mjekëve është brenda spitaleve. Kjo strategji nuk ka sjellë rezultate. Po humbasim shumë jetë njerëzish”.

Imunologu thotë se duhet ndërhyrë në javën e parë, pasi kjo është themelore, sepse pacientët kanë pak simptoma. Praktikisht, nëse pacienti trajtohet në shtëpi gjatë shtatë ditëve të para, reduktohet aksesi në spitale, vdekshmëria dhe infeksionet.

Në fund, Le Foche shpjegon se pacientit duhet t’i bëhet tampon sa kohë që dëmi është i vogël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco