Mjekësia në zi/ Koronavirusi nuk kursen as një nga kardiologët më të mirë në botë

Mjekësia në zi/ Koronavirusi nuk kursen as një nga kardiologët më të mirë në botë

19:54, 27/03/2020
A+ Aa A-

Italia dhe e gjithë shendetesia botërore humbi mëngjesin e sotëm një nga emrat më të njohur dhe më të mirë të fushës së mjekësisë kardiovaskulare.

Prof.dr. Maurizio Galderisi vdiq në spitalin e Cotugnos në Napoli pasi ishte infektuar me COVID-19.

Profesori i famshëm i mjekësisë italiane dhe asaj botërore ishte intubuar prej ditësh për shkak  të përkeqësimit të situatës.

Përvecse i specilizuar në mjekësinë interne dhe kardiovaskulare për të cilën jepte mësim prej vitesh në Universitetin e Napolit, Galderisi mbante edhe postin e zv.presidentit të Shoqatës Europiane të Imazheve Kardiovaskulare.

Shoqata italiane e kardiologjisë në një reagim tha se mjekësia e këtij vendi dhe fusha e kardiologjisë në të gjithë botën humbi një nga emrat më të mirë të dy dekadave të fundit I cili shërbeu si innovator për përmirësimin dhe avancimin e teknikave për ndërhyrjet në fushën e kardiologjisë.

COVID-19 po tregohet i pamëshirshëm me mjekët në Itali pasi deri pasditen e sotme kanë humbur jetën 46 prej tyre.

Prof.dr. Maurizio Galderisi

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco