Mjeku shqiptar në Londër: Kur virusi del në komunitet, hetimi epimidiologjik i pamundur

Mjeku shqiptar në Londër: Kur virusi del në komunitet, hetimi epimidiologjik i pamundur

19:32, 27/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku shqiptar në Londër, Leidon Shapo, në një lidhje me gazetarin Endri Xhafo në Abc News, është shprehur se në Britaninë e Madhe duket se tashmë qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe vrulli i përhapjes siç ka ndodhur në Lombardi pritet të duket pas tre javësh.

Mijeku ka dhënë detaje edhe për gjendjen e kryeministrit Boris Johnson, i cili u konfirmua sot pozitiv me COVID 19, duke u shprehur se fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë dhe është në vetëizolim në shtëpi.

“Boris Johnson rezulton pozitiv por ideja e dhënies së dorës është e kohëve të lashta kur dilej ballas dhe jepeshin intervista e ai vijoi që të dilte nëpër intervista dhe i njëjti problem ka ndodhur dhe me sekretarin e ministrisë së Shëndetsisë. Të dy këto mejithëse janë në izolim janë në gjendje të mirë shëndetsore. Edhe princ Chals ka simptoma por që është në gjende të mirë”, ka thënë  doktori.

Pjesë nga biseda në studio me gazetarin Endri Xhafo:

769 viktima deri më tani në Britani, si po e përjetojnë britanikët, janë ndërgjegjësuar më në fund se nuk është më një histori mediash?

Pasdyshim që britanikët për momentin janë të nëntët në listen që udhëheq SHBA për rastet nuk janë tamam modeli italian dhe spanjoll i përqafimit të gjatë por janë një model më vete që është goditur nga kritika nga më të ndryshmet. Këtu janë ndjekur modelet oksfordiane që kanë bërë hesapet e tyre dhe nëse nuk merren masat që janë marrë valë valë, pritshmeria do të ishte në 250 mijë fatalitete. Nëse në fazën e parë u krijua ajo që quhet faza mbajtëse, u kalua në shtyrjen së rasteve uljen së kurbës epidemike dhe të testimeve. Testime deri më tani janë bërë 104-105 mijë, padyshim që ka vende të tjera që kanë bërë më shumë se kaq. Testimet në Britani kanë pasur për qëllim personat që punojnë në linjën e parë të frontit, atyre grupeve në rrisk dhe të të hospitalizuarve. Ndërgjegjësimi i britanikëve kalon përmes socializimit të tyre, përmes pub-ve dhe kontakteve. Grupmoshat e reja nuk e kanë marrë me seriozitet deri para një jave derisa u përcaktuan qartë masat. Nuk jemi larg masave ekstreme si ne vendet e tjera, izolim total.

Fjalimi i së hënës i kryeministrit Johnson , ishte ndryshe nga qëndrimi i tij i mëparshëm ndaj atyre masave që u morën në shtetet e tjera. Pasi njoftoi masat të hënë  i dha vetes dhe qeverisë një afat. Nga e hëna deri më sot po respektohen masat?

Masat janë zbatuar dhe po zbatohen, ti thuash një qytetari që ka jetuar në një rend demokratik, të thuash se këto janë masa dhe janë shumë të forta këron një ndërgjegjësim na ana e qytetarëve. Imunitet i tufës është një tezë që nuk ka rënë poshtë, rastet e para në Britani datojnë në fillim të shkurtit që nënkupton se virusi ka qarkulluar në popullatën londineze dy tre javë përpara, kjo do të thotë se një i prekur ka infektuar një ose dy të tjerë dhe brenda tyre ka pasur edhe shpërndarës me motoçikletë të cilët janë një në katër veta, 20% e tyre kanë bërë që të përhapet me shpejtësi virusin. Për të lejuar atë që u mendua se mund të ishte një lloj imuniteti bazik i një zone endemik të njerëzve të shëndetshëm por kjo gjë u pa se ishte e pamundur. Teorikisht është ideale pasi, është një virus dhe ne ndaj tij duhet të krijojmë antikorpe që nuk krijohen duke ndenjur të izoluar duke mos dalë askund, por ato që kanë këshuilluar Boris dhe qeverinë janë njerëz të shkencës dhe e dinë shumë mirë se ka dy skema, është skema e intervecionit të parë që bën uljen e shpejtësisë së virusit dhe lejon pak shpërndarjen e tij por nuk e ndalon atë. Skenari i dytë është masa të forta preventive me izolim, që bëjnë një ulje të shpejtë të rasteve dhe në momentin e relaksimit të masave krijon një rritje të dytë, po të ndodhte kjo do të kishim një pritshmëri të rasteve dhe të vdekshmërisë në fund të vjeshtes dhe në fillim të dimrit dhe do të krijonte probleme kolosale në sistemin shëndetsor britanik.

Doktori Alban Ylli më ka thënë se menaxhimi është i tillë për të parë sistemin shëndetsor, por virusi do të bëjë të veten 60 % do të preket. Dhe ju e mendoni një gjë të tillë?

Patjetër ky virus nëse nuk kap 70% të popullatës që ta kalojnë lehtësh siç ka bërë Gjermania këto kohë që i ka trajtuar pacientët dhe nuk i ka lënë që të shkojnë në diten e hallit para derës pasi në këtë mënyrë nuk ka më variante.

Ajo që kemi kuptuar është se qoftë sistemi shëndetsor italian dhe ai francez nuk paskan qenë në gjendje sa ai gjerman që ti bëjnë ballë kësaj gjëndje. Po sistemi britanik është në gjendje?

Sistemet ndryshojnë nga njëri tjetri, këtu ka disa javë që janë marrë masa për bmbrojtjen e grupeve të rezikuara dhe po punohet për një antigen që mund të blihet shumë lehtë në Amazon që do të tregojë se kush e ka kaluar sëmundjen dhe si e kanë imunitetit. Kjo e bën të veçantë sistemin britanik te jete i veçantë, ashtu si atë gjerman që ka pikat e tij të forta dhe atje në Itali ajo që ka ndodhur në këto vende dhe në Spanjë është se epidemia ka kaluar më parë se vala e madhe. Nuk bëhet fjalë se sistemet nuk kanë qenë aq të papërgatitura në Angli janë hedhur 210 milionë paund për gjetjen e një vaksine. Nuk është problemi se sa i përgatitur është sistemi, nuk po krahasojmë këto vende që kanë të ardhura shumë të larta se Shqipëria, po bëhet fjalë se nëse bëhet valë valë dhe strategjia bëhet valë valë. Nëse kurba vijon me këto ritme, Londra është dy tre javë larg Italisë dhe Lombardisë. Duhet të jemi të përgatitur që në 3 javëshin që vjen të gjithë kushtet duhet të jenë në dispozicion. Kur virusi del në komunitet është i pamundur hetimi epimidiologjik. Këtu janë testuar linjat që janë më të rëndësishme.Në Shqipëri jemi në fillesat epidemike, por kurba aty ka ecur shumë mbarë është një kurbë që ecën me pak vdekje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco