‘Super-përhapësi’ i koronavirusit fut në karantinë 40 mijë njerëz

‘Super-përhapësi’ i koronavirusit fut në karantinë 40 mijë njerëz

13:46, 27/03/2020
A+ Aa A-

Autoritetet indiane të shtetit verior të Punjab kanë vendosur në karantinë të paktën 40 mijë banorë nga 20 fshatra, pas një shpërthimi të koronavirusit të lidhur vetëm me një person.

Sipas BBC, 70-vjeçari vdiq nga koronavirusi- një fakt që u zbulua vetëm pas vdekjes së tij. Burri, një predikues fetar, kishte injoruar këshillat për vetë-karantim pas kthimit nga Italia dhe Gjermania.

India ka deri më tani 640 raste të konfirmuar dhe 30 viktima, por ekspertët druhen se shifra mund të jetë shumë më e madhe. Ekziston frika se shpërthimi në vendin me 1.3 miliardë banorë do të ishte katastrofik.

Çfarë është një super-përhapës?

Është një term pak i mjegullt, pa një përcaktim të saktë shkencor. Por ndodh kur një pacient infekton shumë më tepër njerëz se zakonisht. Mesatarisht, çdo person i infektuar me koronavirus ia kalon dy deri në tre njerëzve të tjerë. Por kjo është vetëm mesatarja, disa nuk ia kalojnë askujt, të tjerë ia kalojnë më shumë njerëzve.

Sa e madhe mund të jetë një super-shpërndarje?

Shumë- dhe mund të ketë ndikim të madh te epidemia. Në vitin 2015, një super-përhapje bëri që 82 persona të preken nga një person i vetëm me koronavirusin MERS (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme). Dhe në rastin e epidemisë së Ebolas në Afrikën Perëndimore, shumica e rasteve (61 përqind) erdhën nga një grusht i vogël pacientësh (3 përqind).

Përse disa njerëz përhapin më shumë se të tjerët?

Disa thjesht për shkak se kanë kontakte me më shumë njerëz. Fëmijët janë të mirë për ta bërë diçka të tillë, prandaj mbyllja e shkollave është një masë e nevojshme. Të tjerë janë super-derdhës, pasi lëshojnë sasi të mëdha të virusit nga trupi i tyre, kështu që kushdo bie në kontakt me ta, ka të ngjarë të infektohet. Spitalet që trajtonin virusin SARS u bënë epiqendra të përhapjes së sëmundjes pasi pacientët më të sëmurë ishin edhe më infektues dhe ranë në kontakt me punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Si mund ta ndryshojnë epideminë?

Ata luajnë një rol të madh në fillimin e çdo epidemie. Infeksionet e reja, njësoj si koronavirusi, vijnë nga kafshët. Kur kërcejnë te pacienti i parë, sëmundja mund të jetë e dobët në fillim para se të shkaktojë shpërthimin e madh. Por kur ajo e gjen rrugën përmes një super-përhapësi, atëherë kjo i jep epidemisë një vrull të madh.

A mund të ndalohet koronavirusi nëse ka super-përhapje?

Super-përhapja e koronavirusit nuk do të ishte befasi dhe nuk do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si menaxhohet sëmundja. Për momentin jemi komplet të foksuar te identifikimi i rasteve dhe kujtdo që ka rënë në kontakt me të prekurit. Kjo e bën më të rëndësishme situatën, pasi nuk lejohen gabimet dhe nuk duhet të shpëtojnë super-përhapësit.

A është faji i super-përhapësve?

Historikisht ka pasur një tendencë për të demonizuar super-përhapësit. Kuzhinerja irlandeze Mary Mallon nisi të quhej ‘Mary tifoidja’ pasi pa vetëdije e kaloi tifon edhe kur nuk kishte simptoma. Ajo kaloi dekada në internim dhe karantinë të detyruar. Por në realitet, nuk është faji i pacientit. Ne duhet të bëjmë kujdes me gjuhën e përdorur. Ata nuk kanë bërë asgjë të gabuar dhe ky është një infeksion i marrë pa fajin e tyre. Për këtë arsye, ata ndoshta kanë frikë dhe nevojë për dashuri dhe vëmendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco