Flet shefi i laboratorit të mikrobiologjisë/ 'Ja kur pritet piku i COVID-19 në Shqipëri'

Flet shefi i laboratorit të mikrobiologjisë/ 'Ja kur pritet piku i COVID-19 në Shqipëri'

16:56, 26/03/2020
A+ Aa A-

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi, në një lidhje me emisionin “Ditari” në A2 CNN, është shprehur se laboratori për të kryer testet për COVID-19 është pothuajse gati.

“Po presim kitet nga mesi i javës dhe çdo gjë është gati”, ka rrëfyer ai.

Sa i përket pikut të pandemisë në vendin tonë, eksperti dha këtë përgjigje:

“Ka shumë analiza, por sipas mendimit tim, kjo javë dhe ajo e ardhshmja mund të jenë javët e pikut. Izolimi mendoj se ka dhënë rezultate sepse nëse nuk do të ishin marrë masat e duhura në kohën e duhur, sot do të kishim 100 raste të reja në ditë. Këto javë do të jenë vendimtare, sigurisht që pritet rritje e numrit të të prekurve”.

Sipas tij, është e pamundur të thuhet se kur do të përfundojë kjo situatë e krijuar nga koronavirusi.

“Ka shumë faktorë, që nga masat mbrojtëse e deri te faktorët klimaterikë. Është një virus i ri dhe nuk e dimë se si do të reagojë ndaj klimës apo lagështisë. Gjithçka që thuhet tani është hamendësim”, thotë Koraqi.

Në lidhje me ilaçe eksperimentale për trajtimin e COVID-19, eksperti tha: “Deri tani, nuk ka asnjë medikament zyrtar. Gjithçka bazohet në statistika aktualisht. Kështu do të veprohet edhe te ne, duke marrë protokolle të gatshme nga OBSH”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco