Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Supervirusi i krijuar në laborator në Kinë/ Shkencëtarët reagojnë për dokumentarin e vitit 2015

Supervirusi i krijuar në laborator në Kinë/ Shkencëtarët reagojnë për dokumentarin e vitit 2015

20:15, 25/03/2020
A+ Aa A-

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një supervirus pulmonar nga minjtë dhe lakuriqët e natës. Do të shërbejë vetëm për motive studimore, megjithatë ka shumë protesta”.

Ky është titulli i një dokumentari të Tg Leonardo, transmetuar nga Rai italian në vitin 2015.

Ai i referohet një eksperimenti të kryer në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Kinës dhe Universitetit të Karolinës së Veriut, me pjesëmarrjen e Universitetit të Vuhanit.

Në qytetin që është qendra aktuale e pandemisë ekziston në fakt një laborator i sigurisë maksimale. Dhe kuptohet lehtë se njerëzit kanë nisur të kenë dyshime dhe të hedhin teori konspirative pasi ky dokumentar është rishfaqur në median sociale.

Gazeta ‘Repubblica’ shkruan se teza se virusi i ri ka qenë një prodhim laboratik qarkullon që nga shkurti dhe është hedhur poshtë një javë më parë nga një studim i ‘Nature Medicine’, që tregon se virusi aktual ka origjinë natyrale dhe jo artificiale.

Nuk ka mjaftuar.

Videoja e Tg Leonardo është përhapur me shpejtësi nëpër telefonat e italianëve.

“Një virus natyral, dhe një tjetër i krijuar në laborator, dallohen shumë qartë”, thotë Fauso Baldanti, virolog i Universitetit të Pavias në Itali.

“Eksperimenti i vitit 2015 ka ndodhur në sytë e të gjithëve. Gjenomi i atij mikroorganizmi është publikuar. Ai nuk është i ngjashëm me koronavirusin aktual”.

Edhe revista ‘Nature’ ka reaguar ndaj këtyre pretendimeve, duke thënë se nuk ekziston asnjë provë që koronavirusi i ri mund të jetë laboratorik.

Atëherë përse u krye një eksperiment i tillë?

“Për të mposhtur armikun tënd, duhet ta njohësh më parë,” thotë Baldanti.

Ai shpjegon se në Holandë, një grup shkencëtarësh e ka marrë virusin e Gripit Spanjoll nga disa kufoma të ngrira për të kuptuar se përse ishte kaq vrastar një shekull më parë. Edhe atëherë pati shumë debat se kush duhej të ectë përpara: dija apo siguria. Megjithatë u vendos të ecej përpara me studimin e virusit, duke e ditur se kushtet e sigurisë në laborator janë shumë të larta.

Emisioni i RAI 3, viti 2015:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

China 25/03/2020 22:33

Cdo gje nga China eshte e shemtuar , cudi si Nuk u perhap fare ne chine ku virus ???? ??!? vetem ne nje province dhe u izolua kaq mire. Te vijne te na mesojne kinezet si vepruan!!!

lushingabarbullushi25/03/2020 20:56

VIRUSI I KUQ I KOMUNISTEVE KINEZE Ne raste te tilla si kjo situatë e krijuar nga kjo pandemi vertete eshte mire mos te behen diskutime politike. Por ne fakt ka nje problem i cili nuk ka se si te anashkalohet dhe ska se si te mos permendesh politiken. Sipas meje ky eshte nje VIRUS POLITIK i krijuar ne kuadrin e Luftes Ekonomike midis superfuqive dhe vendeve te tjera te zhvilluara. Një virus Made In China me bekimin e Rusise dhe te George Soros. Nje virus i ideuar nga udheheqja komuniste kineze per rrenimin e ekonomive perendimore. Qellimi paresor nuk eshte vrasja e popullsive por rrenimi i ekonomive. Natyrisht vdekjet (si zgjedhje e sulmit), jane kalkuluar te jene adresuar ne moshat e vjetra, e menduar nga udheheqja kineze si minimumi i "humanizmit" per te mos perfshire moshat e reja dhe te mesme. Goditen ekonomite e Italise, Frances, Spanjes, Gjermanise, Anglise, Amerikes, etj. India me popullsi 1.35 miliard banore dhe Rusia me popullsi 140 milion banor, te dyja keto shtete shume afer me Kinen dhe me levizje te bollshme ndermjet tyre, thuajse nuk jane prekur fare nga virusi corona. Duket qarte se virusi corona kishte prere bileten per ne zemer te Europes dhe nuk "preferoi te udhetonte" as ne drejtim te Indise as ne drejtim te Rusise. E thene shkurt ky eshte nje virus i krijuar nga mendjet e komunisteve kinez me mbeshtetjen e carëve te kuq si Putini dhe Soros. Asnje krijese nuk ka kaq shume ngjashmeri me djallin sa krijesa "komunist"

Shto koment

Denonco