A ka shpresë? Parashikimin e motit tani e bëjmë për koronavirusin

A ka shpresë? Parashikimin e motit tani e bëjmë për koronavirusin

12:01, 25/03/2020
A+ Aa A-

Virologët, epidemiologët, shkencëtarët po e studiojnë atë. Përqendrimi më i lartë i infeksioneve ndodh në rajone me temperatura mes 3 dhe 17 gradë

Nga Guido Santavecchi, Corriere della Sera

Parashikimi i motit është një temë klasike diskutimesh. Në ditë normale duam të dimë nëse mund të shkojmë në plazh për Pashkë. Sot pyesim veten nëse nxehtësia e pranverës do e vrasë koronavirusin? Nuk është një diskutim kafenesh, edhe pse ato janë të mbyllura. Atë po e studiojnë virologët, epidemiologët, shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, i famshmi MIT. Studiuesit nga Bostoni vëzhguan se përqendrimi më i lartë i infeksioneve ndodh në rajone ku temperatura është e ulët: mes 3 dhe 17 gradë Celsius.

Virologët e Universitetit të Merilendit tregojnë se temperaturat mes 5 dhe 11 gradë, me lagështi të ulët, janë klima më e mirë për transmetimin e Covid-19. Teoritë janë mbështetur nga studime në universitetet e rëndësishme kineze Beihang dhe Tsinghua, bazuar në vëzhgimet për trendin e epidemisë në 100 qytete të Republikës Popullore, e cila është kaq e madhe sa ka pasur nga janari e deri tani temperatura të ftohta e të thata në Pekin e deri klimë të lagësht subtropikale në Guangdong dhe Hong Kong; një variacion moti nga dëborë deri në diell pranveror në Wuhan dhe Hubei. “Temperaturat e larta dhe lagështia e lartë e ulin ndjeshëm transmetimin e Covid-19”, konkludojnë shkencëtarët kinezë.

Ata i bazuan parashikimet epidemiologjike te të dhënat e motit nga mediat e rëndësishme, që nga BBC (e famshme për këtë gjë) e deri te Financial Times, New York Times dhe Washington Post. Duke përdorur të dhënat nga Climate Reanalyzer dhe universiteti ‘John Hopkins’, FT ka zhvilluar një grafikë. Nëse këto studime janë të sakta, ditët e fundit në Italinë e Veriut, kthimi i kohës së ftohtë ka favorizuar përhapjen e Covid-19. Dhe ardhja e ngrohtësisë pranverore mund të ndihmojë në zvogëlimin e infeksioneve. Një gjë është e sigurt: me shi ose diell, për momentin është e rëndësishme që të qëndroni në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco