Thirrje qytetarëve të mbrojnë mjekët, Brataj pozitiv shkoi me temperaturë 39.5 tek Infektivi

Thirrje qytetarëve të mbrojnë mjekët, Brataj pozitiv shkoi me temperaturë 39.5 tek Infektivi

22:49, 24/03/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është një ndër 123 shqiptarët e prekur nga koronavirusi.

Lajmi u konfirmua më vonë nga vete ministja  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Vetë Brataj reagoi sot pasdite përmes një statusi në rrjetet sociale duke thënë është duke kaluar një gjendje të lehtë të sëmundjes dhe po kurohet në banesë.

Shefi i Urgjencës shkruan gjithashtu se ditët e fundit ka qenë me temperaturë. Madje ai thekson se dje e ka patur temperaturën 39.5, ndërsa sot i ka zbritur në 37.5.

Duke u përpjekur të qetesojë të afërmit, kolegët, por edhe opinionin publik, Brataj nxjerr padashje një detaj problematik në raport me luftën ndaj koronavirusit.

Kjo lidhet pikërisht me faktin se ai pranon se te paktën dje ka qene me temperaturë. Por, në vend që të merrte masa duke u vetëizoluar, Brataj ka patur nje ditë normale pune dje.

Madje, Brataj u fotografua tek Infektivi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ervin24/03/2020 23:53

Tek emisioni Open Dr Brataj tha qe u trajtua me entibiral dhe antibiotik, por se cfar nuk e tha. Pse nuk trajtohen edhe te tjeret qe te sherohen brenda 2 diteve si doktori?!!!!

Shto koment

Denonco