VIDEO-DËSHMIA/ 28-vjeçari: Coronavirusi vjen si dallgë, më la pa frymë

VIDEO-DËSHMIA/ 28-vjeçari: Coronavirusi vjen si dallgë, më la pa frymë

21:49, 24/03/2020
A+ Aa A-

Një djalë 28-vjeçar, i shëndetshëm dhe shumë sportive, i infektuar me COVID-19, ka përshkruar sesi sëmundja pothuajse e vrau atë brenda pak ditësh.

Micheal Prendergast, nga Kerry i Irlandës, përshkroi se kishte një vështirësi akute në frymëmarrje, temperaturë shumë të lartë dhe konvulsione në trup, ndërsa përpiqej të luftonte kundër virusit të rrezikshëm.

Pasi u vendos në karantinë në spital ai tha se filloi të mendonte vdekjen e tij dhe ishte i sigurt se do të kishte vdekur pa kujdesin e mjekëve.

 “Mendova se do të ishte i butë para se të infektohesha. Por, sapo u përballa me sëmundjen, situata më solli çdo lloj pyetjeje ekzistenciale: A do të jetoj? A kam jetuar një jetë të mirë? A e kam humbur kohën? Ajo ishte një periudhë shumë emocionale”, rrëfen ai.

I riu tha për “Sky News” se ai me siguri e mori sëmundjen gjatë punës në Londër si gazetar, por nuk kishte simptoma ditët e para. Duke u përpjekur të shmangte një bllokim në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, ai kapi një fluturim për në Irlandë, ku mbërriti më 16 mars dhe shkoi të vizitojë nënën e tij.

Por të nesërmen ai u zgjua me një “mungesë të tmerrshme frymëmarrjeje dhe një temperaturë shumë të lartë, dy shenja treguse të sëmundjes. Të nesërmen temperatura e tij u rrit edhe më shumë dhe ai filloi të kishte konvulsione në shtrat ndërsa trupi i tij u përpoq të luftonte infeksionin. Më 19 Mars ai thirri një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm në Kerry dhe u vendos në repartin e atyre me koronavirus, në izolim, ku ka kaluar pesë ditët e fundit. Prendergast tha se i vetmi problem i mëparshëm shëndetësor i tij ka qenë astma e butë, të cilën e ka nën kontroll dhe nuk ka vuajtur prej vitesh.

Ai më parë ka qenë në spital për probleme me shpinën, një mushkëri të bllokuar dhe pneumoni, një nga efektet anësore të virusit, por tha se kjo sëmundje është më e keqe.

“Ajo vjen si dallgë, kështu ndjehesha … Nuk ndjehesha mirë, por vinte një dallgë që do të zgjaste katër ose pesë orë. Kjo do të ishte ndjenja më e fortë, dërrmuese, një temperaturë e shpejtë … të bën të ndjehesh sikur nuk je larg vdekjes”, tregon 28-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco