Mjeku shqiptar në SHBA: Pacienti i shëruar nga COVID-19, i mbrojtur nga 6 muaj deri në...

Mjeku shqiptar në SHBA: Pacienti i shëruar nga COVID-19, i mbrojtur nga 6 muaj deri në...

20:27, 24/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku Arjet Gega në një intervistë me skype nga SHBA për Ora News bëri të ditur se personat, të cilët shërohen pasi janë infektuar me Coronavirus, sipas parashikimeve, të paktën për 1 vit bëhen imun nga ky virus.

"Mund të themi që të paktën për 6 muaj deri në një vit parashikohet, sepse nuk kemi asnjë pacient që ka qenë i sëmurë për 6 muaj. Pacienti i parë në Kinë mendohet të ketë qenë në 17 ose 19 nëntori. Por e bazuar në parashikime duket që nga 6 muaj deri në një vit ekzistojnë antikorpet e mjaftueshme për imunitet, mund të jete edhe imunitet për jetë, këtë nuk e dimë. Por të paktën 6 muaj deri në një vit nuk ka rrezik për infektim. Kështu mendohet", është shprehur mjeku.

Sa i takon personave të cilët shërohen, duke iu referuar edhe rastit të Shqipërisë, Gega thotë se është normale që të ketë edhe shërime.

Sipas tij, vdekshmëria është deri në 1.5%.

"Sa i përket festës që duhet të bëjmë për njerëzit, sepse shikojmë edhe në Shqipëri që janë 5-6 pacientë të shëruar dhe dalin në media, politikanë të ekzekutivit dalin dhe e festojnë...patjetër që ky është një virus që mortalitetin do e ketë 1.3-1.5%  në një vend ku shëndetësia funksionon normalisht. Kështu që 98.5% e njerëzve patjetër që do të shërohen. Kështu shpresojmë të vazhdojë, pra ata njerëz që nuk kanë komplikacione serioze, patjetër që do jetojnë dhe do ketë imunitet dhe do dalin nga spitali. Shpresojmë që këto numra të rriten. Pra nëse kemi 100-200 të konfirmuar deri tani në Shqipëri mendojmë që shumica e tyre do shkojnë në shtëpi të shëruar", shprehet mjeku shqiptar në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maloku24/03/2020 20:51

Shumice quhet dhe 50+1. Pra sipas jush 100 - 200 i bie 51 ose 101 vete. Duhet ne perqindje.

Shto koment

Denonco