Cila është temperatura ku koronavirusi ‘shpërthen’

Cila është temperatura ku koronavirusi ‘shpërthen’

18:49, 24/03/2020
A+ Aa A-

Nëse shikojmë studimet për lidhjen klimë-pandemi, e cila duket se është e fortë: Me një klimë të ftohtë dhe të thatë, virusi zhvillohet më shumë. Por mbi 18 gradë dhe me një klime të lagësht, virusi ngadalëson rrugën e tij.

Duket se vera do të jetë aleate e njerëzve.

Disa studime tregojnë se Covid-19 shpërndaet më shumë në një klimë të ftohtë dhe të thatë, ndryshe nga klima e ngrohtë dhe e lagësht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për virusin SARS.

Kushtet më të këqija për njerëzit janë, kur temperaturat ndodhen mes 3 dhe 13 gradëve dhe me kohë të thatë.

Një studim i MIT të Bostonin që ka përmbledhur të dhënat e marra nga ‘John Hopkins University’ në Baltimora, virusi Covid-19 ka shpërndarje më të madhe në të gjitha zaonat që kanë temperaturat e motit mes 3 dhe 13 gradëve.

Gjithçka ndryshe ndodh në zonat që mesataren e kanë mbi 18 gradë, që kanë regjistruar të paktën 5 për qind më pak raste në total.

Përshembull: Zonat e nxehta si Teksas, Florida dhe Arizona kanë më pak raste se shtetet e veriut, si Uashington, Nju Jork dhe Kolorado.

Sipas studimit, 95 për qind e rasteve me Covid-19 janë regjistruar në zonat me temperaturë mes -2 dhe 10 gradë, me mot të thatë.

Një studim i dytë i publikuar nga një skuadër kërkuesish të Universitetit Beihang në Kinë, ka analizuar situatën në qytetet kineze që në ditët e para të shpërndarjes në fillim të janarit.

Ata zbuluan se në qytetet me temperaturë të lartë dhe mot të lagësht, epidemia ecte më ngadalë se në qytetet e ftohta dhe me mot të thatë.

Të tjerë kërkues kanë bërë vëzhgime mes datave 11 dhe 19 mars dhe kanë parë se ka rritje me dhjetëmijë persona të infektuar në zonat me temperaturë më të ulët se 18 gradë.

Lidhja mes numrave të të infektuarve dhe motit duket se është e lidhur fort me njëra-tjetrën, por ende nuk dihet se cilët faktorë ambientalë mund të jenë më të rëndësishëm në luftën ndaj pandemisë së Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco